Jusuf Mehonja: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.8
No edit summary
Rreshti 11:
Pushteti i instaluar serbo-malazez, për ta shuar Lëvizjen kaçake, më 19 gusht të viti 1919 me dekretin e regjentit Aleksandër Karagjorgjeviq, nxori dekret ligjin mbi ndarjen territoriale ushtarake. Divizioni i Kosovës, me qendër në Prishtinë, ndahej në tri qarqe divizioni. Në Qarkun e tretë ai i regjimentit të Novi Pazarit, i cili përfshinte këto rrethe administrative: të Senicës, Dezhevës, Novi Pazarit, Shtavicës, Tutinit, Mitrovicës, Vushtrrisë, Drenicës, Istogut, Rozhajës dhe të Pejës.<ref>Dr. Limaon Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë, ( 1918-1928). Prishtinë 1981.faqe 30</ref>
 
Çetat e Lëvizjes Kaçake, sipas traditës përbëheshin nga 20-50-80-100 vetash. Në këtë kohë në Kosovë ekzistonin 13 grupe të dalluara që vepruan deri në vitin 1924 e diku, deri në vitin1928, por jashtë territorit të Kosovës, janë ai i Kërçovës, i Novi Pazarit dhe i Rozhajës, të prirë nga Hysen Boshkoviqi, Jusuf Mehoniqi etj. Po ashtu edhe grupet e Plavës dhe Gucisë të prira nga Mulla Agan Koja etj.<ref>Dr. Limaon Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë, ( 1918-1928). Prishtinë 1981.faqe 93</ref>. Sa ipërket bashkëpunimit të Lëvizjes kaçake me partinë e vetme " Xhemijet" që përfaqësonte shqiptarët në parlamentin jugosllav, flet edhe e dhëna se Aqif Blytës,sekretar i " Xhemijetit" edhe përkundër fitores në zgjedhjet parlamentare për deputet, zgjedhja e tij i kontestohet, përveç të tjerash edhe për shkak të bashkëpunimit të tij me Lëvizjen kaçake, përkatësisht me Jusuf Mehoniqin.<ref>Azizi,I.(2019) Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, Logos-A, Shkup, ISBN 978-9989-58-782-5 f. 64,65.</ref>
 
Çarmatimi në Qarkun e Rashkës, i cili përfshinë tri rrethe me popullsi të përzier: muslimane, shqiptare dhe serbe. Në rrethin e Novi Pazarit, Sienicës dhe të Tutinit u bë prej 31 marsit deri më 24 prill 1920, ku gjithsej u gjetën 250 pushkë dhe mjete e armë të ndryshme ushtarake. Për këtë thuhet:1. Me rastin e çarmatimit nuk është vrarë asnjë kaçak: 2. Shqiptarët me rastin e çarmatimit nuk bënë rezistencë: 3. Humbje në njerëz nuk ka pasur.