[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
Profesor Doktor '''Emin Riza''' është një ndër emrat më të shquar të restauruesve shqiptarë dhe një nga studiuesit më të mirë në fushën e ndërtimeve të vjetra. Iniciator dhe pjesë e grupit të punës të ligjit "Për trashgiminë kulturore" dhe një nga iniciatorët e këtij ligji në [[Kosovë]]. Kryesues i grupit të punës që bënë gati dosjen e UNESKO-s për Gjirokastrën dhe tashmë është pjesë e grupit që po përgatit këtë dosje për Beratin. Ai është arkitekt, inxhinier, njohës i mirë i monumenteve kulturore në Shqipëri dhe autor i një sërë librash mbi këtë çështje. Një ndër librat më të fundit të profesor Rizës është ai për "Banesat qytetare kosovare", një libër në bashkëpunim me Njazi Halitin i cili vërtetonte vazhdueshmërinë e shqiptarëve në Kosovë dhe faktin se ata ishin autoktonë aty. Profesor Riza është djali i Sulejman Rizës njërit prej gjuhëtarëve dhe alabanologëve më të njohur, ai vetë ia ka kushtuar gjithë jetën dokumentimit dhe mbrojtjes së pasurive kulturore shqiptare, duke qenë prej kohësh një nga figurat kyçe në Këshillin Kombëtar të Restaurimit. Ai gjithashtu ka qenë deputet i Parlamentit Shqiptar për Partinë Demokratike. Familja Riza është me origjinë nga [[Gjakova]], ndërsa vetë profesori ka lindur në [[Korçë]].
 
{{cung}}
 
[[Category:Arkitektë shqiptarë]]