[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v →‎top: ketegorizim si i gjallë using AWB
No edit summary
Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
'''Hysen Koçia''' lindi më 111 korrik të vitit 19401942 në Shkodër. Kontaktet e para me muzikën (këngën) i mori në kohën që kryente shërbimin ushtarak pranë Ansamblit Artistik të Ushtrisë në vitin 1960, por studimet e mirëfillta i kreu vetëm kur u hap Konservatori Shtetëror i Tiranës (sot Akademia e Arteve), në vitin 1962. H. Koçia është ndër të parët student që vazhdon studimet për kanto në klasën e A. Mula.
 
Në vitin 1967 një vit pas përfundimit të studimeve emërohet solist pranë TOB, dhe në vitet 1972-1973 specializohet pranë Akademisë “Santa Cecilia”, në Romë Itali në klasën e T. Gobi. Gjatë karrierës artistike deri në vitin 2000 kur doli në pension, H. Koçia realizoi në skenën e TOB me dhjetëra role dhe kryerole të literaturës operistike shqiptare dhe botërore si dhe qindra koncerte vokale, recital me këngë popullore të inkuadruara në turne koncertore të organizuara nga ky institucion, Brenda dhe jashtë Shqipërisë në Itali, Kinë, Bullgari, Rumani, Austri, Kanada, USA, Greqi , Gjermani, Turqi etj. Hysen Koçia ka marrë pjesë aktive në pothuaj të gjitha aktivitetet kryesore, të jetës muzikore shqiptare, në Koncertet e majit, konkurset e këngëtarëve lirikë , festivalet e romancave dhe Festivalet e këngës në RTSH etj. Për aktivitetin e tij është nderuar me shumë çmime lokale dhe kombëtare si dhe me titullin Artist i Merituar.