Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri (libër): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
'''Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri''', është libër i përmbledhjes së kumtesave të simpoziumit shkencor, mbajtur më 8.9.2018, në [[Institutin Albanologjik]], [[Prishtinë]]. Përgatitja për shtyp Prof Dr. Zymet Ujkan Neziri.-Prishtinë Instituti Albanologjik; Shoqata " Kosova për Sanxhakun", 2020. - 348 f. ISBN 987-9951-24-115-1
==Përmbajtja==
Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, në mesin e shumë aktiviteteve kulturore dhe shkencore organizoi simpoziumin e parë të këtij lloji në Prishtinë, në vitin 2018, në Institutin Albanologjik, me temë “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, e që tash po botohet si përmbledhje e kumtesave të autorëve që i kanë dërguar punimet e tyre për botim: Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, kumtesa të simpoziumit shkencor, mbajtur më 8.9.2018, Prishtinë, organizuar nga shoqata “Kosova për Sanxhakun”, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik, Prishtinë.
 
Projekti i hartuar për lahutarët e Sanxhakut i udhëhequr nga Ismet Azizi, është realizuar pa shumë vështirësi nga Këshilli Organizues. Janë kontaktuar epikologë dhe janë dërguar ftesa në të gjitha qendrat tona studimore dhe universitare, nga Shkodra e deri në Vlorë, nga Tetova e Shkupi e deri në Prizren, duke i përfshirë këtu edhe dy qendrat e mëdha, Tiranën e Prishtinën. Ftesat janë dërguar edhe për studiuesit nga Sanxhaku i Pazarit të Ri, në Universitetin e Tuzllës, si dhe në Evropë: Austri, Itali, Poloni etj. Simpoziumi është përkrahur financiarisht nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.
 
Pas simpoziumit është formuar Redaksia për përgatitjen e kumtesave për shtyp dhe janë caktuar anëtarët e Redaksisë dhe recensuesit. Recensues: prof. dr. Rigels Halili, epikolog, Universiteti i Varshavës, Poloni; prof. as. dr. Albin Sadiku, etnomuzikolog, Instituti Albanologjik, Prishtinë. Redaksia: prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, epikolog, Instituti Albanologjik, Prishtinë; prof. dr. Nicola Scaldaferri, etnomuzikolog, Universiteti i Milanos, Itali; prof. dr. Rexhep Doçi, gjuhëtar, Instituti Albanologjik, Prishtinë; prof. dr. Lush Culaj, historian, Instituti Albanologjik, Prishtinë; dr. sc. Harun Crnovrshanin, publicist, Pazari i Ri, Sanxhak; mr. sc. Ismet Azizi, gjeograf, Gjilan; mr. sc. phd (c) Fitim Veliu, filolog, lektor, Mitrovicë, si dhe asistent, Prizren. Në mënyrë të veçantë falënderojmë kryeredaktorin – prof. dr. Zymer Ujkan Neziri dhe sekretarin – mr. sc. Fitim Veliu, të cilët e kanë kryer punën me përkushtim dhe me profesionalizëm.
 
Edhe kuadri gjuhësor -teknik është caktuar, dy lektorë: Fazli Hajrizi dhe Muhedin Fjuljanin, dy përkthyes: Zymer U. Neziri dhe Faruk Ferataj; redaktori teknik i thyerjes teknike dhe i treguesve të emrave, si dhe punuesi i ballinës, Zeni Ballazhi, të cilët po ashtu i falënderojmë për punën me përkushtim.
 
Përgatitja për shtyp i ka pasur disa vështirësi me disa kumtues të vonuar, por edhe me mangësi të shumta në përgatitjen e kumtesave për shtyp, duke filluar nga shkurtorja e fjalët çelësa e deri te fusnotat, rezymeja dhe bibliografia, me hartimin e të cilave është marrë kryesisht prof. Neziri.
 
Për mjete financiare, për përgatitjen për shtyp të librit dhe të shtypjes së tij, nuk është hapur dera aq lehtë, por nga Gjermania, shoqata – kulturore shqiptare – gjermane “Sali Çekaj’’, Pfaffenhofen a.d. Ilm, Gjermani, premtoi pa hezitim dhe e realizoi premtimin e dhënë për financimin e përgatitjeve për shtyp të librit dhe të shtypjes së tij, ’’Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, e me këtë rast i falënderojmë shumë përzemërsisht.<ref>https://dardaniapress.net/kultura/doli-nga-shtypi-libri-lahutaret-e-sanxhakut-te-pazarit-te-ri/</ref>
 
==Për librin==
==Referenca==