Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri (libër): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 3:
Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, në mesin e shumë aktiviteteve kulturore dhe shkencore organizoi simpoziumin e parë të këtij lloji në Prishtinë, në vitin 2018, në Institutin Albanologjik, me temë “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, e që tash po botohet si përmbledhje e kumtesave të autorëve që i kanë dërguar punimet e tyre për botim: Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, kumtesa të simpoziumit shkencor, mbajtur më 8.9.2018, Prishtinë, organizuar nga shoqata “Kosova për Sanxhakun”, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik, Prishtinë.<ref>https://www.youtube.com/watch?v=tqAjHVRbvXI</ref>
 
Projekti i hartuar për lahutarët e Sanxhakut i udhëhequr nga [[Ismet Azizi]], është realizuar pa shumë vështirësi nga Këshilli Organizues. Janë kontaktuar epikologë dhe janë dërguar ftesa në të gjitha qendrat tona studimore dhe universitare, nga Shkodra e deri në Vlorë, nga Tetova e Shkupi e deri në Prizren, duke i përfshirë këtu edhe dy qendrat e mëdha, Tiranën e Prishtinën. Ftesat janë dërguar edhe për studiuesit nga Sanxhaku i Pazarit të Ri, në Universitetin e Tuzllës, si dhe në Evropë: Austri, Itali, Poloni etj. Simpoziumi është përkrahur financiarisht nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.<ref>https://www.youtube.com/watch?v=sygLeFbabsk</ref>
 
Pas simpoziumit është formuar Redaksia për përgatitjen e kumtesave për shtyp dhe janë caktuar anëtarët e Redaksisë dhe recensuesit. Recensues: prof. dr. [[Rigels Halili], epikolog, Universiteti i Varshavës, Poloni; prof. as. dr. Albin Sadiku, etnomuzikolog, Instituti Albanologjik, Prishtinë. Redaksia: prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, epikolog, Instituti Albanologjik, Prishtinë; prof. dr. Nicola Scaldaferri, etnomuzikolog, Universiteti i Milanos, Itali; prof. dr. Rexhep Doçi, gjuhëtar, Instituti Albanologjik, Prishtinë; prof. dr. Lush Culaj, historian, Instituti Albanologjik, Prishtinë; dr. sc. Harun Crnovrshanin, publicist, Pazari i Ri, Sanxhak; mr. sc. Ismet Azizi, gjeograf, Gjilan; mr. sc. phd (c) Fitim Veliu, filolog, lektor, Mitrovicë, si dhe asistent, Prizren. Në mënyrë të veçantë falënderojmë kryeredaktorin – prof. dr. Zymer Ujkan Neziri dhe sekretarin – mr. sc. Fitim Veliu, të cilët e kanë kryer punën me përkushtim dhe me profesionalizëm.