[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Lagoon (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Lagoon (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 5:
Seriali manga ka parë një publikim të gjërë si në [[Azi]], [[Amerika Veriore|Amerikën Veriore]] dhe [[Evropë]]. Në [[Japoni]] manga do të publikohej nga ''Kodonsha'' në gazetën ''Weekly Shonen Magazine''. Në Amerikën Veriore dhe [[Britania e Madhe|Britani]] versioni [[gjuha angleze|anglisht]] do të publikohej nga ''TOKYOPOP''. Ndërsa në Evropë publikues të ndryshëm do të bënin të mundur botimin e mangës. Për shëmbull në [[Franca|Francë]] do të publikohej nga ''Pika Edition''. Ndërsa në [[Spanja|Spanjë]], ''Glénat'' do të ishte publikuesi i rradhës. Në Singapor do të kishte dy publikime nga ''Chuang Yi'' si në anglisht dhe në [[gjuha kineze|gjuhen kineze]]. Editora ''JBC'' do të ishte publikuesi për [[Brazili|Brazilin]], ndërsa në [[Meksika|Meksikë]] publikimi do të mundësohej nga ''Grupo Edittorial Vid''. Në [[Polonia|Poloni]] manga do të paraqitej nga ''Waneko'', ndërkohë që akoma nuk ka paur një publikim në shqip.
 
Anime gjithashtu ka parë transmetim të gjërë në shumë vende si [[Sh.B.A]], Spanjë, Singapor. Transmetimi i animes është mundësuar edhe në Shqipëri nga stacjoni telviziv privat ''TVA'' por nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur kanë filluar apo mbaruar transmetimet.
 
Historia ka në qendër të sajë personazhin kryesor Keintaron. Në manga dhe anime ngjarjet e fatëkeqitfatkeqit Keitaro, prezantohen bukur përpara publikut dhe kryesisht kanë në qendër përpjekjet e tij për të “mbijetuar” si kujdestarë i një konvikti vajzash. Gjatë qëndrimit të tij në apartamentet Hinata, ai përjeton një histori dashurie deri diku komike me një nga vajzat e konviktit që ai e kishte pas njohur edhe që në fëmijëri. Midis përpjekjeve të Kentaros për të fituar të drejtën e studimit në Universitetin e Tokjos dhe në tentativën heroike për të fituar zemrën e Naru-Chan, seriali manga dhe anime merr një pamje komike dhe dëfryese.
 
Si seriali anime ashtu edhe seriali manga morën përgjigjje pozitive nga ana e kritikëve përkatës. Në Sh.B.A gjatë ''Anime Expo'', manga u zgjodh si manga më e mirë për vitin 2002. Gjtihashtu rishikimet dhe kritikat pozitive nuk u kursyen edhe nga ''Anime News Network'' duke e vlerësuar mangën për mënyrën e saj origjinale në kombinimin e një drame dhe romance me rezultat një komedi të shkëlqyer. Gjithashtu fakti që manga dhe anime janë publikuar dhe transmetuar në shumë vënde të globit tregon qartë famën e fituar nga seriali. Megjithatë ndër këto kritika pozitive rreth serialit, janë për t'u theksuar edhe kritikat e shumta negative (nga Anime News Network por edhe nga site dhe revista të tjera), që erdhën për dy filmat OVA të nëntitulluara: ''Love Hina Again''. Këto dy filma u panë si të pa nevojshëm dhe për më tepër shumë nga adhuruesit u shprehën se këto dy filma nuk dhuronin të njëjtin dëfrim sa seriali anime me 25 seri.