Zef Pllumi: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari |
|||
Rreshti 17:
== Biografia ==
I pagëzuar Prekë, lindi më [[28 gusht]] [[1924]], i biri i GjetoTomës dhe Luke Miraj, u lind nga
I bindur për meshtarinë, i grishur nga zhguni i murrmë dhe konopi me tri nyje të të Vorfnit të Asizit, në vitin 1929 bëhet nxënës i Dom [[Alfons Tracki]]t. Në vitin 1931 hyn në kolegjin françeskan të [[Shkodra|Shkodrës]], kolegj në të cilin jepnin mësim personalitete të shquara të kulturës kombëtare si vetë Fishta, Harapi, kompozitori P. [[Martin Gjoka|Gjoka]], P. [[Át Gjon Shllaku|Shllaku]] etj. Merr formim klasik në filozofi, teologji, letërsi dhe përvetëson mjaft mirë gjuhët e huaja: latinisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht e greqishten e vjetër. Nga mësuesi i tij, historiani P. [[Marin Sirdani|M. Sirdani]] mëkohej me libra historie e numizmatike. Tek [[Rrno vetëm për me tregue|libri i tij]] kumton se i njihte perandorët romakë për nga fytyra, ndër monedha, pa pasur nevojë me lexue ç'përmban monedha. Kreu maturën në liceun "Illyricum" më 1943.<ref>{{Harvnb|Kurti|2003|page=263}}.</ref> Në vitet 1943 – 1944 Zef Pllumi ende xhakon, është një nga bashkëpunëtorët e revistës “[[Hylli i Dritës]]” dhe po ashtu sekretar personal i P. Harapit, kur ky i fundit ishte Provincial i françeskanëve në Shqipëri. Gjatë kohës që ishte dhjak, P. Antoni e vuri të rëndiste e ndihmonte në Arkivin Françeskan; aty has dokumente të hershme e ndër më të vlefshmet për historinë kombëtare. Ishte gjatë kësaj periudhe kur partizanët mbushën boshllëkun e pushtetit dhe shfaqin shenjat e para të asaj që do të vinte.
|