Beteja e Berlinit (Bombardimet Ajrore): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Lagoon (diskuto | kontribute)
No edit summary
Lagoon (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 5:
Sot pranohet nga shumë opinione, se Beteja Ajrore e Berlinit ishte një dështim për RAF (Royal Air Force). Me sa duket, bombardimet nuk ishin çelësi i mposhtjes së Gjermanisë ashtu si Herris kishte presupozuar. Forcat ajrore britanike do të humbnin shumë nga kjo betejë. 1 047 bombardues do të rrëzoheshin. Në se kjo nuk do të mjaftonte, 1 682 avionë të tjerë do të dëmtoheshin. Vetëm gjatë bombardimit të Nurenbergut, 94 bombardues do të do të rrëzoheshin dhe 71 të tjerë do të dëmtoheshin rëndë. Këto shifra përfshinin avionë nga një numër i përgjithshëm prej 795 avionësh të përdorur gjatë betejës. Bombardime të tjera do të shënjestronin Berlinin. Royal Air Force në bashkëpunim me forcat ajrore amerikane USAAF Eighth Air Force do të bombardonin vazhdimisht kryeqytetin. Këto dy forca ajrore, gjatë fushatës bombarduese të viteve 1940 dhe 1945, do të jepnin kontributin e tyre për mposhtjen e Gjermanisë naziste.
 
Në të vërtetë fushata bombarduese kundra Gjermanisë formalisht do të fillonte gjatë konferencës Kasablanka të komandantëve të aleatëve më 21 janar 1943. Citati në këtë konferencë tregon shumë rreth qëllimit të bombardimeve: ''"Objektivi juaj primarë do të jetë shkatarrimi progresiv dhe zhvendosja e trupave militare gjermane, industrisë dhe sistemit ekonomik. Për të bërë të mundur kështu uljen e moralit të popullatës gjermane në një gradë që ata të mos kenë më shpresë për të rezistuar".''
 
Pas konferencës siç dihet mirë RAF do të fillonte bombardimet ajrore natën, ndërsa USAAF do të vazhdonte këto bombardime gjatë ditës. Një numër i madh avjonësh të rëndë do të errësonte qellin gjerman gjatë ditës dhe një mori dritash shpërthyese do t'a ndriconin atë natën, ku mendohet se në këtë operacjon merrnin pjesë më shumë se 1000 bombardues të vënë në dispozicjon për të goditur objektivat armike.