[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Lagoon (diskuto | kontribute)
No edit summary
Lagoon (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Figura:LoveHina_kapaku_1.jpg|thumb|200px|Kapaku i mangës ''Love Hina'', Volumi 1, publikuar nga ''TOKYOPOP''.]]
 
'''Love Hina''' (ラブ ひな, Rabu Hina) është një serial [[manga]] dhe [[anime]] japoneze e shkruajtur dhe ideuar nga [[Ken Akamatsu]]. Ndërkohë që manga ka gjithësej 14 volume, filmi anime përfshin 25 epizode të larmishme. Anime gjithashtu plotësohet nga dy filma të tipit OVA nën titullin ''Love Hina Again''. Në këto dy filma OVA një nga seritë tregon dhe trajton ngjarjet e personazhëve të anime gjatë krishtlindjeve dhe pushimeve verore.
 
Seriali manga ka parë një publikim të gjërë si në [[Azi]], [[Amerika Veriore|Amerikën Veriore]] dhe [[Evropë]]. Në [[Japoni]] manga do të publikohej nga ''Kodonsha'' në gazetën ''Weekly Shonen Magazine''. Në Amerikën Veriore dhe [[Britania e Madhe|Britani]] versioni [[gjuha angleze|anglisht]] do të publikohej nga ''TOKYOPOP''. Ndërsa në Evropë publikues të ndryshëm do të bënin të mundur botimin e mangës. Për shëmbull në [[Franca|Francë]] do të publikohej nga ''Pika Edition''. Ndërsa në [[Spanja|Spanjë]], ''Glénat'' do të ishte publikuesi i rradhës. Në Singapor do të kishte dy publikime nga ''Chuang Yi'' si në anglisht dhe në [[gjuha kineze|gjuhen kineze]]. Editora ''JBC'' do të ishte publikuesi për [[Brazili|Brazilin]], ndërsa në [[Meksika|Meksikë]] publikimi do të mundësohej nga ''Grupo Edittorial Vid''. Në [[Polonia|Poloni]] manga do të paraqitej nga ''Waneko'', ndërkohë që akoma nuk ka paur një publikim në shqip.