Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri (libër): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 6:
Projekti i hartuar për lahutarët e Sanxhakut i udhëhequr nga [[Ismet Azizi]], është realizuar pa shumë vështirësi nga Këshilli Organizues. Janë kontaktuar epikologë dhe janë dërguar ftesa në të gjitha qendrat tona studimore dhe universitare, nga Shkodra e deri në Vlorë, nga Tetova e Shkupi e deri në Prizren, duke i përfshirë këtu edhe dy qendrat e mëdha, Tiranën e Prishtinën. Ftesat janë dërguar edhe për studiuesit nga Sanxhaku i Pazarit të Ri, në Universitetin e Tuzllës, si dhe në Evropë: Austri, Itali, Poloni etj. Simpoziumi është përkrahur financiarisht nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.<ref>https://www.youtube.com/watch?v=sygLeFbabsk</ref>
 
Pas simpoziumit është formuar Redaksia për përgatitjen e kumtesave për shtyp dhe janë caktuar anëtarët e Redaksisë dhe recensuesit. Recensues: prof. dr. [[Rigels Halili]], epikolog, Universiteti i Varshavës, Poloni; prof. as. dr. Albin Sadiku, etnomuzikolog, Instituti Albanologjik, Prishtinë. Redaksia: prof. dr. [[Zymer Neziri|Zymer Ujkan Neziri]], epikolog, Instituti Albanologjik, Prishtinë; prof. dr. Nicola Scaldaferri, etnomuzikolog, Universiteti i Milanos, Itali; prof. dr. Rexhep Doçi, gjuhëtar, Instituti Albanologjik, Prishtinë; prof. dr. Lush Culaj, historian, Instituti Albanologjik, Prishtinë; dr. sc. Harun Crnovrshanin, publicist, Pazari i Ri, Sanxhak; mr. sc. [[Ismet Azizi]], gjeograf, Gjilan; mr. sc. phd (c) Fitim Veliu, filolog, lektor, Mitrovicë, si dhe asistent, Prizren. Në mënyrë të veçantë falënderojmë kryeredaktorin – prof. dr. Zymer Ujkan Neziri dhe sekretarin – mr. sc. Fitim Veliu, të cilët e kanë kryer punën me përkushtim dhe me profesionalizëm.
 
Edhe kuadri gjuhësor -teknik është caktuar, dy lektorë: [[Fazli Hajrizi]] dhe Muhedin Fjuljanin, dy përkthyes: Zymer U. Neziri dhe Faruk Ferataj; redaktori teknik i thyerjes teknike dhe i treguesve të emrave, si dhe punuesi i ballinës, Zeni Ballazhi, të cilët po ashtu i falënderojmë për punën me përkushtim.
Rreshti 14:
Për mjete financiare, për përgatitjen për shtyp të librit dhe të shtypjes së tij, nuk është hapur dera aq lehtë, por nga Gjermania, shoqata – kulturore shqiptare – gjermane “Sali Çekaj’’, Pfaffenhofen a.d. Ilm, Gjermani, premtoi pa hezitim dhe e realizoi premtimin e dhënë për financimin e përgatitjeve për shtyp të librit dhe të shtypjes së tij, ’’Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, e me këtë rast i falënderojmë shumë përzemërsisht.<ref>https://dardaniapress.net/kultura/doli-nga-shtypi-libri-lahutaret-e-sanxhakut-te-pazarit-te-ri/</ref>
 
Ky libër, i hartuar sipas standardvestandardeve shkencore, me rezyme edhe boshnjakisht e anglisht, është ndihmesë e vogël për krahinën e Sanxhakut të Pazarit të Ri, dikur pjesë e Kosovës, e sot i ndarë dysh ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Banorët e tij janë përfshirë në projekte shtetërore edhe për zhvendosje në Turqi, sidomos në kohën e Kralit, kur këtu bënin kërkime për Eposin e Kreshnikëve studiuesit e Universitetit të Harvardit dhe ku, për fat të mirë, takojnë Homerët e fundit të Evropës. Trajtimi i keq ndaj këtyre banorëve ka vazhduar edhe në kohën e Titos, prandaj sot jetojnë të zhvendosur në vende të ndryshme, një pjesë e madhe e tyre në Turqi, në Evropën Perëndimore e gjetiu. Ky libër, besoj se sadopak do t’u ndihmojë të gjithëve që ta njohin të kaluarën e vet të lavdishme të etnokulturës, që ruhet në fondet arkivore të Universitetit të Harvardit.<ref>https://www.radiokosovaelire.com/zymer-ujkan-neziri-doli-nga-shtypi-libri-me-kumtesa-lahutaret-e-sanxhakut-te-pazarit-te-ri/?fbclid=IwAR2hV3w13xZ8AHLnoijFncoQzTE53ReAf7LIrUlY6JY0aCtK2BLy4WgOxOs</ref>
 
==Për librin==