[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
→‎Historia: pukeville
Rreshti 27:
== Historia ==
[[Skeda:Maliq, Albania 2018 02.jpg|parapamje|majtas|[[Xhamia]] Maliq]]
Ndodhet 13 km larg qytetit të [[Korça|Korcës]] Maliqi është një qytet në juglindje të Shqipërisë në Qarkun e Korçës me rreth 6 mijë banorë. Është një qytet relativisht i ri në Republikën e Shqipërisë i krijuar nga ish-regjimi komunist. Maliqi është një zonë e rëndësishme arkeologjike ndër të vetmet në Shqipëri për periudhën e paleolitit të hershëm. Nga gërmimet arkeologjike aty janë gjetur ndërtesat palafite (ndërtesa me drurë mbi ujë) si dhe shumë sende të rëndësishme me vlerë arkeologjike. Dy pika të tjera arkeologjike pranë tij janë dy kodrat e Gradishtës si dhe të Hijes së Korbit të cilat në lashtësi kanë qenë dy qytet të hershme në mbretërinë e parë ilire.Emri i Maliqit ka ardhur nga bashkimi i dy fjaleve mal dhe liqen qe do te thote liqen i malit. Maliqi ka qenë kënetë deri në vitin 1946 kur u tha këneta me forca vullnetare nga gjithë Shqipëria. Pas bonifikimit u popullua nga banorë të krahinave përreth si dhe nga shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Menjëherë pas bonifikimit u nis ndërtimi i Kombinatit të Sheqerit, një vepër madhore për ekonominë e Shqipërisë, një kombinat i cili ishte ndër më të mëdhenjtë në gjithë Gadishullin e [[Ballkani]]t. Kështu nga mesi i vitetve '50 u vendos në punë kombinati i [[sheqeri]]t që punësoi më shumë se gjysmën e popullsisë së asaj kohe. Në kompleksin e kombinatit prodhohej dhe alkool, vodkë si dhe niseshte. Pjesë e tij ishte dhe TEC-i i cili furnizonte me energji qytetin dhe një pjesë të rrethinave përreth. Nga të gjitha këto tashmë funksionon vetëm prodhimi i niseshtesë kurse pjesa tjetër e tij që pas viteve '90 e në vazhdim amortizohet nga viti në vit dhe ka dalë plotësisht jashtë përdorimit.
 
== Demografia ==