[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 149:
Arti i kohës së bronzit është kryesisht një art i zbatuar i stilit gjeometrik, që përdoret në zbukurimin e qeramikës dhe më pak në prodhimet prej bronzi. Arti plastik, që përfaqësohet me figurinat skematike të gruas-mëmë paraqitet tani në rënie. Ai nuk ka veçse pak jetë gjatë periudhës së parë të kësaj epoke derisa më vonë zhduket krejt. Në bronzin e hershëm një rënie ka edhe në zbukurimin e qeramikës, por më pas, e sidomos në bronzin e vonë, ky art njeh një ngritje të re. Në qeramikën e tumave të Pazhokut ai është zbatuar në teknikën e incizimit. Motivet janë trekëndësha e rombe të vargëzuara me fushën e mbushur me vija të pjerrëta paralele. Në qeramikën “devollite” këto motive janë të pikturuara me tone pashkëlqim ngjyrë të kuqe apo kafe. Thurja e harmonishme e kompozicionale e tyre në enë me forma elegante përfaqëson një nga arritjet më të mira të artit dekorativ të epokës së bronzit.
 
Në prodhimet metalike zbukurimet janë të varfra. Vlerat artistike i shohim të shprehura më tepër në format e bukura të disa veglave, sidomos te sëpatat “shkodrane” e “shqiptaro-dalmate” të zbukuruara në mykat e tyre me stolisje plastike brinjësh, që hijeshojnë formën e zhdërvjellët të vetë objekteve..
[[Kategoria:Arkeologji]]