Sulltanesha Kosem: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v REGULLIM
Kosem
Rreshti 8:
 
Me 1617 Sulltan Ahmeti vdiç duke i lënë amanet Sulltaneshës Kosem fëmijët. Kjo e fundit për të ruajtur fëmijët e saj, ndryshoi ligjin 300 vjeçar të trashëgimisë duke i dhënë të drejten e fronit pasardhësit më të madh në moshë. Si rrjellojë, ishte princ Mustafai që u bë sulltan dhe jo djali i madh Sulltan Ahmetit princ Osmani. Sulltan Mustafai I vuante nga paqëndrueshmeria mendore dhe ishte një sulltan kukull i cili drejtohej nga nëna e tij Sulltanesha Halime dhe veziri i dytë Davut [[Pasha]]. Sulltaneshë Halime për të treguar forcen e saj urdhëroi syrgjenosjen e Sulltaneshës Kosem në sarajet e vjetra dhe vrasjen e të gjithë princave, Osmanit, Mehmetit, Muratit, [[Bajaziti II|Bajazitit]], Kasemit dhe Ibrahimit. Kjo gjë nuk ndodhi pasi Sulltanesha
 
[[Skeda:640xauto.jpg|parapamje|280x280px|Vrasja e Kosem Sulltan, 1651]]
Kosem me mbështetjen e këshillit dhe jeniçerëve e ndaloi. Syrgjenosja e saj në sarajet e vjetra zgjati vetëm 3 mua pasi ajo do të rrëzonte Sulltan Mustafain I nga froni në 1618 për të vëndosur djalin e Sulltan Ahmetit princ Omanin, i cili u bë Sulltan [[Osmani II]]. Mosmarrëveshjet me Osmanin II filluan kur ky i fundit vrau vëllain e tij dhe djalin e Sulltaneshës Kosem princ Mehmetin. Sulltanati i Osmanit II do të zgjaste vetëm 4 vjet sepse ky i fundit do të rrëzohej nga jeniçerët me komplot nga Sulltanesha Halime për të vëndosur përsëri Sulltan Mustafain I. Regjimi i dytë i tij zgjati 1 vit e gjysëm me Sulltaneshën Kosem që në 1623 rrëzoi përfundimisht Sulltan Mustafain I nga froni dhe e mbylli në dhomen e izoluar. Ajo vëndosi në fron djalin e saj të dytë Sulltan Muratin IV që ishte vetëm 11 vjeç dhe u bë për herë të parë në historinë e Perandorisë Osmane një sulltaneshë që kishte të drejtë legjitime për të marrë vendime, në rolin e regjencës.
 
== Vdekja ==
[[Skeda:640xauto.jpg|parapamje|280x280px|Vrasja e Kosem Sulltan, 1651]]Sulltanesha Kosem vdiq ne moshën 51 vjeçare më 2 shtator 1651. Ajo vdiq ne gjendje te mjerueshme duke u ekzekutuar ose duke u vrarë me litar, ose me flokët e saj. Por shkaqet e vdekjes së saj ishte armiqësia mes Turhan Sulltanit nënës së Mehmed IV. Atë kohë Kosem i kishte vrarë të gjithë fëmijët të saj deri tek Ibrahimi. Turhan Sulltan kërkonte që të bëhet Nënë Sulltanesh. Pasi Kosem u plak në moshë ajo tentoi që të helmonte Padishahun Mehmed IV sepse asaj nuk i kishte pelqyer qe ne fron ishte djali i Turhan edhe ajo nuk mund te bente asgje sepse nuk lejonte Turhan qe ajo të udhëheqte vendin. Kosem donte qe ai te vdiste duke u helmuar me qumësht por Turhan e morri vesh atë ne momentin e fundit. Edhe qe aty filluan armiqesite midis te dy Sulltanëve. Sulltanesha Kosem para 2 shtatorit, mbledhi të gjithë Pashallarët dhe njerëzit besnik fshehtë, për të bërë bastisje dhe për ta vrarë Sulltan Turhanin dhe të birin Mehmedin, por njëri nga pashallarët e tradhëton Kosemin, dhe e informon Turhan Sulltanin. Pas namazit të sabahut të 2 shtatorit filloi beteja në Pallatin Topkapi, të cilën së pari u ekzektutua Hagji Aga (njëri nga burrat më besnik të Kosem Sulltanit të cilën kishte shkuar në kullën e Sarajit Topkapi për ta ndezur flakën për ti informuar jeniçerët për të hyrë). Më pas burrat besnik të Turhanit kërkojnë që ta dorëzojnë Kosemin Turhanit dhe Mehmedit por ata nuk e duan ta dorëzojnë dhe luftojnë mes vete. Pasi të gjithë ishin vrarë kishte mbetur vetëm Kosem Sulltan, burrat e Turhan fillojnë kërkimin e saj, Kosem Sulltan ishte fshehur në dollapin e saj, por që diktohet nga agallërt pasi fustani i saj kishte mbetur jashtë. Pasi e gjejnë Kosemin të vetëm, ata e ekzekutojnë Sulltaneshën me flokët e saj, apo me perde. Pas vdekjes së Kosem Sulltanit në Stamboll u mbajt 3 ditë e netë bukë zi, të gjithë xhamitë, hanet, pazaret, çarshitë u mbyllën. Ata akuzuan jeniçerët për vrasjen e qëllimshme, dhe mijëra turma njerëzish ishin duke protestuar para Pallatit Topkapi. Udhëpërshkruesi i famshëm Osman Evliya Çelebi përshkruan: "Nëna e botës, gruaja e Sulltan Ahmedit (I); nëna e Osmanit (II), Orhanit, Bajazidit, Muradit (IV) dhe Ibrahimit; e madhërishmja Kösem Valide Sultan - u mbyt nga Kara Süleyman Aga. Ai e mbyeti atë duke i lidhur flokët e saj rreth qafës. Kështu që ajo bamirëse e hirshme ra shehite (dëshmore). Kur populli i Stambollit dëgjoi për këtë, ata i mbyllën xhamitë dhe pazaret për tre ditë e net. Kishte trazira të mëdha. Qindra njerëz u vranë, fshehurazi dhe publikisht, dhe Stambolli ishte në një gjendje trazirash". Pas vdekjes së saj, trupi i saj u mor dhe u dërgua nga Topkapi në Pallatin e Vjetër (Eski Sarayı) dhe pastaj u varros pranë burrit të saj Ahmed I.
 
== Në kinematografi ==