Rrjeti pa tela: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 33:
Cisco, 3Com, Nortel si dhe shumë kompani tjera të mëdha në fushën e rrjeteve kompjuterike tashmë kanë hyrë në garë dhe, thuajse brenda një nate, kanë filluar të ofrojnë zgjidhjet e tyre për Wireless Ethernet rrjeta. Mënyra për këtë është e thjeshtë dhe bëhet me blerjen e kompanive të specializuara për Wireless Ethernet apo në OEM prodhim. E ardhmja e standardit IEEE 802.11 me këtë është e garantuar dhe para shfrytëzuesit është dilema rreth zgjedhjes së teknologjisë më optimale - Wireless Ethernet apo xDSL-ët e ndryshëm, ISDN, Frame Relay apo tjetër. Wireless Ethernet-i sot është një teknologji “e pjekur”, e pazëvendësueshme në rastet kur instalimi i rrjetit duhet të bëhet në objekte të mbrojtura historike, pastaj aty ku është e vështirë apo e shtrenjtë vendosja e kabllove, ku duhet instalim i shpejtë i rrjetit apo edhe kur rrjeti duhet të jetë mobil. Wireless Etherneti jorrallë paraqet zgjedhjen më të shpejtë dhe më optimale sepse një Wireless kartelë mund të zëvendësojë me qindra metra kabllo optike dhe të gjitha peripecitë lidhur me vendosjen e të njëjtës. Është e sigurt se edhe për një kohë të gjatë rrjetet me kabllo kanë për të qenë dominante, mirëpo, përqindja e WLAN-ëve do të rritet shumë shpejt. Me rritjen e shpejtësisë te Wireless Ethernet-i shtrohet pyetja e investimeve shtesë në kabllimet e kategorisë 6 e posaçërisht 7 (e cila ende nuk është aprovuar zyrtarisht). Deri sa nuk shfrytëzohen potencialet e standartit të kategorisë 5E i cili përkrahë edhe Gigabit Ethernet-in 1000Base-T rrjetet në 1000 Mb/s, do të vijë deri tek përparimi në Wireless Ethernet të cilin tashmë është vështirë ta parashikojmë dhe i cili ndoshta do ti largoj përgjithmonë rrjetat me kabllo.
 
{{interneti}}
 
[[Category:Teknologji]]