Si të udhëtosh me 50 €: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: '''Si të udhëtosh me 50 euro''' libër me autor Juljan Lala. Botuar në Tiranë nga "Botimet Enea's". Viti i botimit 2019. Libri ka 84 faqe. ISBN 9789928110978 Përshkrim i shkurtë...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 4 qershor 2021 13:21

Si të udhëtosh me 50 euro libër me autor Juljan Lala. Botuar në Tiranë nga "Botimet Enea's". Viti i botimit 2019. Libri ka 84 faqe. ISBN 9789928110978

Përshkrim i shkurtër:

Udhëtimi është dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes. Të justifikohesh se nuk udhëton dot sepse nuk ke para, nuk vlen; ky libër e dëshmon një gjë të tillë më së miri dhe të fton që të dalësh nga rutina e përditshme dhe të njohësh botën.

Udhëtimi është i gdhendur në ADN-në tonë. Mbi të gjitha, është një sfidë më vetveten. Kur udhëton, ti viziton shtete që ke mësuar në gjeografi. Do shikosh qytete që i ke parë vetëm në televizor; do të ecësh në rrugë që kanë ecur njerëz të famshëm, do të kapërcesh male; Do kuptosh që Shqipëria nuk është qendra e botës, por as fundi: Do të takosh njerëz të ndryshëm; do krijosh miqësi të rralla. Do të dëgjosh histori personale nga ato që shkruhen vetëm në libra. Do shijosh ushqime tradicionale dhe do kërcesh si i çmendur nën tingujt e muzikës vendase. Do mësosh të përshëndesësh në gjuhë të ndryshme, do dashurosh dhe do të dashurojnë. Do qash, do qeshësh e mbi të gjitha do të ndihesh i gjallë.