[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v clean up, përmirësime tipografike: kesaj → kësaj (5), keshtu → kështu, kete → këtë (3), kohes → kohës, ndersa → ndërsa (2), nje → një (21), perbehej → përbëhej, perfundimit → duke përdorur AWB
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Helmeted Medieval Knight or Soldier (1).JPG|parapamje|Kalorësi me helmetë i shekullit të 13, ilustrim nga Paul Mercuri në "Costumes Historiques" (Paris, 1860–1861)]]
Rruga shekullore e Kalorësve të Maltës Kalorës: një emër që të sjell në mendje histori fëmijësh, bëma fisnikësh, vepra heroike. Dhe Urdhëri i Kalorësve të Maltës ka përfaqësuar për shekuj të tërë, të gjithë këto. Por ndërkohë që historia zbehte me kalimin e kohës urdhërat e mëdhenj kalorsiakë - nga Teutonët tek Templarët - Urdhëri i Maltës vazhdonte që të jetonte dhe të vepronte. Përse pikërisht ata, Kalorësit e Maltës, ia kanë dalë mbanë që t'i rezistojnë kursit të vrullshëm të historisë? Për të gjetur një përgjigje të kësaj pyetjeje duhet të shkojmë pas në kohë, një kërcim prej më shumë se 900 vitesh.
 
Ishte 15 korriku 1099 kur Goffredo di Buglione, në krye të kryqëzatës së parë në Tokën e Shenjtë pushtoi Jeruzalemin. Dhe në brendësi të tij, pikërisht pranë Varrit të Shenjtë gjeti një spital që ish ngritur nga një grup fretërish besnikë të Shën Xhovanit. Spitali kishte një karakteristikë të veçantë: aty kurat u ofrohen pa dallim të sëmurëve të çdo lloj race dhe feje, nga pjesëtarët e kryqëzatave tek myslimanët. Në pak vite, fama e spitalierëve - kështu u quajtën - u rrit shumë: shumë të krishterë kërkuan që të bëhen pjesë, aq sa në 15 shkurt të vitit 1113 erdhi edhe njohja zyrtare: Papa Paskuali II i dërgoi Fra Zherardos, kreu i komunitetit, një vulë që sanksiononte lindjen e Urdhërit të ri fetar. Urdhëri mori kështu emrin e Shën Xhovanit, por që nga ai moment do të ndryshonte edhe dy herë, duke ndjekur fatin e vetë kalorësve.