Pablo Picasso: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vitin
vitin
Rreshti 2:
[[File:Picasso Signatur-DuMont 1977.svg|250px|right|Signatur Pablo Picasso]]
[[File:Plaatsen Guernica van Picasso in Stedelijk Museum, Bestanddeelnr 907-8865.jpg|thumb|right|Guernica]]
'''Pablo Ruiz Picasso''' ''([[shqiptimi|sqt.]] '''Pablo Ruis Pikaso''')'' lindi në [[25 tetor]] [[1881]] më [[Málaga]]; vdiq më [[8 prill]] [[1973]] në [[Mougins]], [[Franca|Francë]]. Ishte piktor, projektues grafik dhe skulptor spanjoll. Konsiderohet si njëri nga [[artisti|artistët]]më të rëndësishëm të [[shekullit XX]]. Ka punuar më shumë se 15.000 [[piktura]], [[vizatime]], [[grafika]], [[plastika]] dhe [[qeramika]]. Bashkë me [[Georges Braque]] themeloi [[Kubizmi]]n.Plot 4748 vjet më parë, në 8 prill të vitit 1973 vdiq piktori spanjoll Pablo Picasso, pionier i kubizmit. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë. Veprat e tij më të shquara janë "Zonjushat e Avinjonit" dhe " Guernika ". Shpesh herë punët e Pikasos kategorizohen në periudha, emrat e të cilave janë bërë edhe objekt debatesh. Periudhat më të pranueshme janë: periudha blu 1901-1904, periudha rozë 1905-1907, periudha e influencës afrikane 1908-1909, periudha e kubizmit analitik 1909-1912 dhe e kubizmit sintetik 1912-1919. Ndoshta pak e dinë që emri i vërtetë i piktorit është Pablo, Diego, José, Francisco de Paula, Juan Nepomuceno, Maria de los Remedios, and Cipriano de la Santísima Trinidad. Pasi studioi për arte në Madrid bëri udhëtimin e parë në Paris në vitin 1900, në kryeqendrën e artit botëror.
 
Atje banoi me Max Jacob një gazetar dhe poet që e ndihmoi të mësonte frëngjisht. Përgjithësisht Pikaso punonte natën dhe flinte ditën. Ishte një kohë varfërie dhe të ftohti dhe shumë prej punëve të tij u dogjën për të ngrohur sado pak dhomën. Një vit më vonë, së bashku me mikun e tij themeloi gazetën "Arte Joven" në Madrid. Edicioni i parë u ilustrua i gjithi prej tij. Prej asaj dite nisi t'i nënshkruante veprat e tij vetëm "Picasso". Në vitet e parë të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës. Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Picasso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva. Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste. Miqtë e tij të asaj kohe ishin André Breton, Guillaume Apollinaire dhe Gertrude Stein. U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë.