Merkuri (planet): Dallime mes rishikimesh

[pending revision][pending revision]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rregullova gabimet drejtshkrimore
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni iOS
Rreshti 19:
Një hipotezë e tretë propozon që mjegullnaja diellore të ketë shkaktuar tërheqjen në grimcave nga e cila Mërkurri ishte i mbështjellë, që do të thotë se grimcat ishin të lehta dhe u larguan duke e lënë Mërkurrin të zhveshur dhe me një sipërfaqje solide. Çdo hipotezë parashikon një përbërje të ndryshme të sipërfaqes , dhe për këtë do të dërgohet misioni i ardhshëm në hapësirë, BepiColombo, që do të bëjë vëzhgime për të provuar hipotezat. MESSENGER ka gjetur në nivele më të larta se sa pritej kalium dhe squfur në sipërfaqe, duke sugjeruar se hipoteza e avullimit të kores dhe mantelit nuk ka ndodhur, për shkak se kaliumi dhe squfuri do të ishin larguar nga të nxehtit ekstrem të këtyre ngjarjeve. Gjetjet duket se janë në favor të hipotezës së tretë, megjithatë është e nevojshme analiza e mëtejshme e të dhënave.
 
==Gjeologjia e MërkurritMërkurit==
Sipërfaqja e Mërkurrit është shumë e ngjashme në dukje me atë të Hënës, duke treguar si fushat e gjera dhe krateret e thellë,kjo tregon se ai ka qenë jo aktiv gjeologjikisht për miliarda vjet. Njohuritë tona të gjeologjisë së Mërkurrit kanë qenë të bazuara në Mariner 10 (që udhetoi drejt tij më 1975) dhe vëzhgimet tokësore, por është më pak i kuptuar nga planetet e tjerë tokësore. Ndërsa nga përpunimi i të dhënave nga udhëtimi i fundit i MESSENGER këto njohuri u rritën.
Karakteristike për planetin janë fushat Albedo, reflektimi i tyre dukshëm i ndryshëm, mund të shihet nga një vëzhgim i thjeshtë. Në Mërkurr gjenden edhe Dorsa-t (të quajtura edhe "rrudhë-kreshtat") malore, si në Hënë, ka male, kodra, fusha dhe lugina.