Aleksandër Stavre Drenova: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Shtova permbajtje
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 19:
Vjeshtën e 1885, me dy vëllezërit më të mëdhenj mbërritën në Bukuresht. Punoi në fillim si qymyrxhi e çirak, më pas ndoqi studimet në mënyrë private dhe, për një kohë të shkurtër, pranë Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Bukureshtit. Në janar 1899, qe ndër themeluesit e ''Qarkut të studentëvet shqiptarë'', i cili në mars 1902 u shndërrua në shoqëri me emrin ''Shpresa'', e themeluar nga Asdreni dhe nga shoku i tij shkrimtar [[Kristo Dako]].<ref name=":0" />
 
Verën e vitit 1899, kur ishte njëzet e shtatë27 vjeç, u kthye në Korçë duke kaluar nga Stambolli për ta vizituar vendlindjen për herë të parë si i rritur. Pasi ndenji pesë muaj në vatrën dhe mjedisin e fëminisë, u kthye në Bukuresht.<ref name=":0" />
 
Më 1905 ishte mësues në një shkollë shqipe në [[Konstanca|Konstancë]], kurse një vit më vonë u bë kryetar i degës së re të shoqërisë ''Dija'' në kryeqytetin rumun, shoqëri e cila qe themeluar së pari në [[Vjena|Vjenë]]. I entuziazmuar nga krijimi i shtetit të pavarur shqiptar, zbriti në [[Durrësi|Durrës]] pranverën e 1914 për të përshëndetur kryetarin e sapocaktuar të shtetit, [[Princi|princin]] [[Princ Vidi|Vilhelm Vid]], nga i cili shpresonte të emërohej si arkivist në administratën e re mbretërore.<ref name=":0" />
Rreshti 25:
Pas një vizite të shkurtër në Shkodër, u kthye në Bukuresht në korrik 1914. Vitet më pas vazhdoi të marrë pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në Rumani, pasi u hap konsullata shqiptare në mars 1922, u emërua sekretar i konsullatës. Bëri një vizitë tjetër në atdhe në nëntor 1937 me rastin e njëzet e pesë vjetorit të pavarësisë, me shpresë se pas kaq vjetësh shërbimi ndaj shtetit shqiptar do të merrte pension shtetëror. Ndenji ca kohë në Tiranë dhe pastaj bëri një vizitë në Shkodër, ku takoi [[Gjergj Fishta|Gjergj Fishtën]] në shkurt 1938.<ref name=":0" />
 
Në fillim përshëndeti [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtimin e Shqipërisë]] nga [[Mbretëria e Italisë|Italia]] më 1939 dhe shkroi ''Credere, obedire, combatere'', por rrëmuja e shkaktuar nga pushtimi dhe lufta ia bëri fare të qartë dhe me dhimbje se shpresat për pension qenë të kota. Prandaj u kthye përsëri në Bukuresht në korrik të vitit 1939, ndërkohë që Evropa po përgatitej përsëri për luftë. Vdiq në skamje më 11 dhjetor të vitit 1947, në moshën shtatëdhjetepesëvjeçare.<ref name=":0" />
 
== Vepra ==