Partia e Punës e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Çelo Hoxha qe i ishte referuar artikulli nuk eshte i njejti person me Enver Hoxha
Rreshti 52:
Me t'ia behur misionet britanike në prillin e 1943, u zbutën disi marrëdhaniet e topitura mes Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste. Më 26 korrik 1943 mbahet takimi përgatitor para Mukjes në [[Tapizë]] ku FNÇ-ja përfaqësohej nga [[Ymer Dishnica|Y. Dishnica]], [[Mustafa Gjinishi|M. Gjinishi]], A. Kupi dhe [[Myslim Peza|M. Peza]]. Të dyja palët hartuan platformën që do të propozohej në [[Mukaj (Bërxullë)|Mukje]] në datat 1-2 gusht kur arrihet [[Marrëveshja e Mukjes|Marrëveshja]]. Neni më i debatuar qe ai i ''Shqipnisë etnike'', që në fund arriti të përfshihet në platformë. Përfaqësuesit e FNÇ-së e kundërshtuan me forcë çështjen e Kosovës për shkak të aleatëve jugosllavë, edhe pse ranë dakord, marrëveshja nuk zgjati.
 
Në gusht të 1943, PKSH nisi luftën kundër palëve të tjera ndërluftuese shqiptare si [[Balli Kombëtar|Ballit Kombëtar]] dhe [[Partia Lëvizja e Legalitetit|Legalitetit]]. Me Konferencën e II të Labinotit, 4-9 shtator 1943, PKSH u nda përfundimisht nga nacionalistët. U vendos që nacionalistët të ngarkoheshin me përgjegjësi dhe të gjendeshin argumentet për prishjen e bashkëpunimit të përparshëm. Pak më vonë partizanët sulmuan çetat e [[Muharrem Bajraktari|Muharrem Bajraktarit]], [[Gani Kryeziu|Gani Kryeziut]], etj. [[Abaz Kupi]] doli nga radhët e FNÇ-së për shkak të vëllavrasjes. [[Enver Hoxha|Hoxha]] më pas e pranoi se partia e tij humbi moralisht, zgjodhi rrugën e gabuar dhe se nga bashkëpunimi kaluan në [[Terrorizmi|terrorizëm]].<ref name=":02" />
 
== Shih edhe ==