[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
{{fjala}}
Termi '''protokoll''' rrjedh nga fjala greke (protokollen: proto që do të thotë i pari dhe kollo, që do të thotë ngjitës). Kjo u referohet fletëve të letrës ngjitëse në faqen e parë të dokumenteve noteriale, duke i dhënë autenticitet.
==Historia==
Që në kohërat më të lashta, në procesin e zhvillimit historik të diplomacisë, janë zhvilluar disa norma të mirësjelljes në të cilat zënë fill burimet e asaj që sot ka kuptimin e protokollit diplomatik. Përderisa mënyrat e mira të sjelljes, në kontaktet e përditshme me njerëz të ndryshëm, duhet të jenë të vazhdueshme, protokolli është një drejtim i këtyre rregullave që përshkruan mënyrat e mira të sjelljes në jetën zyrtare dhe në ceremonitë protokollare. Ky është sistem i njohur i mirësjelljes ndërkombëtare. Por, jo gjithherë dhe jo gjithkush e realizon këtë protokoll, i cili ka qenë pjesë e jetës me mijëra vjet. Paralelisht me zhvillimin e luftërave ose me rastin e përfundimit të tyre, në civilizimet e hershme, diplomacia ka pasur një rol të madh. Veprimtaria diplomatike në kohën antike ka qenë e dukshme dhe kjo shfaqet në marrëveshjet e drejtpërdrejta e në këmbimin e pandërprerë të të deleguarve. Pra, që atëherë ka ekzistuar procedura e mirësjelljes. Qëllimet e delegimit kanë qenë të ndryshme: shpallja e luftës, e armëpushimet, vendosja e paqes, nënshkrimi i kontratave etj. E gjithë kjo ka kërkuar që pos delegacionit të udhëtojë edhe suita e zyrtarëve, si përkthyesit, kuzhinierët dhe shërbimet e tjera, me qëllim që të shprehet forca dhe autoriteti i delegacionit dhe të krijohet përshtypja për përparësi në krahasim me anën tjetër. Që nga kohët antike e deri tek dokumenti i Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë e mundur të flitet për barazinë e shteteve, sikur edhe për manifestimin unik për të gjithë përfaqësuesit e shteteve të tjera. Shtetet kanë qenë të ranguara sipas rëndësisë dhe në harmoni me këtë është reflektuar edhe ceremonia për ta.