[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 25:
Gjergji më 17 shtator 1900 u martua me Sofinë e Anastas Kokoshit.<ref name=":0">{{Cite journal|last=Luarasi|first=Petro|date=25 prill 2018|title=E vërteta mbi trillimet|url=https://atunispoetry.com/2018/04/25/e-verteta-mbi-trillimet-nga-petro-luarasi/|journal=[[Koha jonë]] vj. XXVII|language=sq|volume=96 (8227)|pages=16|via=}}</ref> Më 1910 Gjergji zuri një ushqimore dhe dhjetë vjet më vonë, kur vdiq baxhanaku Ilia Trimçev, mori ëmbëltoren e tij, të cilën e mbajti gjersa vdiq, më 21 mars 1924, në moshën pesëdhjetë e dy vjeç. Qe përfaqësues i komunitetit ortodoks të Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922, ku u shpall [[Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë|Autoqefalia e Kishës Ortodokse]].<ref>{{Harvnb|Idrizi|1992|pages=36-37.}}</ref>
 
Në këtë dyqan e ndihmoi fëmija i parë i shtëpisë, Nikolla, që pati lindur më 30 tetor 1901 dhe vdiq një mot pas t'et nga pleuriti. E ëma vdiq që në 1916 duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza). E ëma ish edukuar në seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane. E dërrmuar nga këto fatkeqsira që e pllakosën njëra pas tjetrës, vdiq më 1926 edhe gjyshja tetëdhjetëvjeçare. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore [[Serbët në Shqipëri|serbe]] në Shkodër.<ref name="Mgj">Shiko faqja 12 nga [http://shqiptarortodoks.com/tekste/legjislacioni/statuti_1923.pdf Teksti mbi orthodokset shqiptar] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20110716063729/http://shqiptarortodoks.com/tekste/legjislacioni/statuti_1923.pdf |date=16 korrik 2011 }} nën emrin ''Gjiko Nokoliq''; 2) fq. 8-9. 3) fq. 3</ref>
 
Shtëpia ku lindi Migjeni ishte e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeve, shtëpi ku u bë Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993.
 
== Biografia ==
Mirkoja - siç e thërritnin Milloshin të vogël<ref name=":2" /> - u lind më 30 shtator 1911 sipas kalendarit julian, që i bie 13 tetor 1911 me kalendarin gregorian.<ref name=":0" /> Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë [[Kisha Ortodokse Serbe|serbo-ortodokse]] dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në [[Tivar]] ku ndoqi gjimnazin e ultë po në [[serbisht]]. Daja, Jovan Kokosheviqi, i nxorri bursë për në gjimnazin e [[Manastiri (qytet)|Manastirit]], ku kreu dy vitet e fundit të semimaturës më 1925/26 dhe 1926/27. Më pas fitoi të drejtën e studimit shkollim fetar dhe u regjistrua në seminarin ortodoks "Shën Gjon Teologu".<ref>{{Harvnb|Ulqinaku|2011|page=37.}}</ref> Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932, cilësohet "''bir i Gjergjit, tregtar''". Me atë "Dëftesë Pjekurie" e përcaktonte për detyra klerikale.<ref name=":1" />
 
Me dëftesën e pjekurisë në xhep, Milloshi u nis më 22 qershor 1932 nga Manastiri për në Tivar, tek e motra, Lenka. Një vit qëndroi pa punë, më pas në vitet 1933-1935 punoi si mësues filloreje në Vrakë kur u sëmur ose iu përkeqësua tuberkulozi. Vitin arsimor 1935-36 kthehet dhe shërben në Shkodër;<ref name=":3">{{Harvnb|Ulqinaku|2011|pages=38, 40-41.}}</ref> vitin pasardhës kërkoi që ta transferonin në [[Puka|Pukë]]<ref name=":1" /> - ku përfitoi edhe për shëndet, ndërsa dimrit kthente në Shkodër. Në Pukë i përkeqësohet shëndeti, e zë hemoftiza dhe më 22 dhjetor 1937 shkoi në Torino,<ref name=":3" /> ku shpresonte të studionte për letërsi pasi të kurohej. Pas një operacioni të pasuksesshëm në spitalin Valdensian të Torre Peliçes, ndërroi jetë më 26 gusht 1938.<ref name=":1" />
Rreshti 49:
* [[Vepra (Migjeni)|Vepra]] - 2002
 
== Film për Migjenin ==
* [[Një natë pa dritë]]
* [http://www.youtube.com/watch?v=WI_oz9wptlQ&feature=plcp&context=C378a7daUDOEgsToPDskKsDa_44ij8vt-PhU0xHrVB Një natë pa drite (filmi)]
 
== Referime ==
{{reflist|2}}
 
=== Bibliografia ===
 
*Robert Elsie (Hrsg.): Migjeni - Freie Verse. Schulz-Kirchner Verlag, Idstein 1987 ISBN 3-925196-31-5
*{{Cite book|last=Idrizi|first=Rinush|title=Migjeni|publisher=Shtëpia Botuese Enciklopedike|year=1992|location=Tiranë|language=sq|ref=harvnb|author-link=Rinush Idrizi}}