Dallime mes rishikimeve të "Evlija Çelebiu"

4.044 bytes added ,  1 vit më parë
trajta e shquar
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
v (Bot: Fixing dyfishtë përcjellëse tek Evlija Çelebi)
Etiketa: Caku i ridrejtimit i ndryshuar
(trajta e shquar)
Etiketa: Hoqi ridrejtimin
[[Skeda:Evliya celebi.jpg|parapamje|Evlia Çelebiu]]
#RIDREJTO [[Evlija Çelebi]]
'''Evlia Çelebiu''' ([[Turqishtja osmane|osm]]. اوليا چلبي; [[Stambolli|Stamboll]],<ref>Kahraman, S.A., Dağlı, Y., ''Günümüz Türkçesiyle Evliyâ Çelebi Seyahatnâmesi'', Yapı Kredi Yayınları. 1.Kitap 1.Cilt sayfa, 2-5</ref> [[25 Mars|25 mars]] [[1611]]- afro. [[1682]]) ka qenë një eksplorator osman që udhëtoi në territoret e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] dhe viset fqinje përgjatë dyzet viteve duke i radhitur udhëpërshkrimet e tij në një libër titulluar [[Seyahatname|Sejahatname]] (''Libri i Udhëtimeve'').<ref name="saudiaramcoworld.com">{{cite web|url=http://www.saudiaramcoworld.com/issue/201102/the.unread.masterpiece.of.evliya.elebi.htm|title=Saudi Aramco World: The Unread Masterpiece of Evliya &#199;elebi|publisher=saudiaramcoworld.com|accessdate=2014-10-27}}</ref> Emri Çelebi ka qenë një titull honorifik që domethënë ''fisnik, bujar, zotni, njeri i kënduar.''<ref name=":Dizdari">{{Cite book|last=Dizdari|first=Tahir|title=Fjalori i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe|publisher=Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam|year=2005|isbn=|location=Tiranë|pages=161|language=sq|chapter=Çelepi-ja|authorlink=Tahir Dizdari}}</ref>
 
Çelebiu përshkruan jetesën, zakonet, gjeografinë, historinë, e arkitekturën e shqiptarëve, duke dhënë gjithashtu edhe përshtypjen e vet për gjuhën shqipe, duke shënuar edhe disa shembuj të saj, çka e bën atë nga më të hershmit shkrues të shqipes me shkrim arab.<ref>{{Cite journal|last=Dibra|first=Fatos|date=2020|title=Evlija Çelebiu dhe origjinat e shqiptarëve|journal=Përpjekja|language=sq|volume=XXI|issue=36-37|pages=164}}</ref>
 
== Biografia ==
Ai u bë i njohur për të dhënat e vëzhgimet që botoi rreth vendeve ku kishte udhëtuar. Bir i një argjendari të oborrit perandorak, ai u edukua në Stamboll. Njihej edhe me emrin Dervish Mehmet Zılli. Shkrimet e para të tij ishin në formë shënimesh të marra gjatë udhëtimeve nëpër Stamboll, në të cilat përshkruheshin ndërtesat, tregjet, zakonet dhe kultura. Udhëtimin e parë jashtë vendit e bëri më 1640. Shënimet e udhëtimit përfshijnë një periudhë 40 vjeçare dhe përmblidhen në një vepër prej 10 vëllimesh, të quajtur Sejahatname (Libri i udhëtimeve). Megjithëse shumë nga përshkrimet e tij janë dukshëm të tepruara, shënimet pranohen gjerësisht si udhërrëfyes i dobishëm i aspekteve kulturore dhe mënyrës së jetesës në Perandorinë Osmane të shekullit XVII. Mes rajoneve që Çelebi vizitoi dhe përshkroi ishin Kaukazi, Lindja e Mesme, Bullgaria, Vllahia, Moldavia, Transilvania, Hungaria, Vjena, Serbia, Kroacia, Bosnja, Dalmacia, Shqipëria, Greqia, Rusia, Meka, Egjipti dhe Sudani.
 
Evlia Çelebiu nga historianët duket se merret si udhëpërshruesi më ''vëllimorë'' për sa i përket shënimeve mbi trojet e shqiptarëve gjatë sundimit të Perandoris Osmane. Udhëpërshkrimet e tij rreth b.f. Mitrovicës duket të i ketë bërë rreth viteve '30 të shekullit XVII.<ref name=Voca><tt>Shevki Sh. Voca, për amzën [http://www.islamgjakova.net islamgjakova.net] në [http://www.islamgjakova.net/histori/mitrovica_ne_udhepershkrimet_e_branislav_nushiqit.htm art. MITROVICA NË UDHËPËRSHKRIMET E BRANISLAV NUSHIQIT]{{Lidhje e thyer}}</tt></ref>
 
Evlia Çelebiu vizitoi Shqipërinë tri herë. Shumica e shënimeve të tij i përkasin udhëtimit të vitit 1670. Duke ardhur përmes [[Korfuzi]]t, ai udhëtoi në [[Gjirokastër]] përmes [[Delvina|Delvinës]], e më pas në [[Tepelena|Tepelenë]], [[Skrapari|Skrapar]], [[Përmeti|Përmet]], [[Berati|Berat]], Kaninë, [[Vlorë]], Bashtovë, [[Durrës]], Kavajë, Peqin, Elbasan, Strugë, [[Ohër]] dhe [[Pogradeci|Pogradec]] për të vazhduar më tej në Maqedoni.
 
=== Literatura ===
{{Commonscat|Evliya Çelebi}}
 
== Burime ==
<references/>
 
[[Kategoria:Historianë myslimanë]]
[[Kategoria:Shkrimtarë myslimanë‎]]
[[Kategoria:Perandoria Osmane]]
[[Kategoria:Shkrimtarë turq]]
[[Kategoria:Udhëpërshkruesë]]