[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.8
Rreshti 10:
Lola Gjoka është një ndër të parat mësuese të pianos të shkollës së parë muzikore shqiptare, Liceut Artistik. Në vitin 1953 emërohet koncertmaestre e grupit lirik në Filarmoninë Shqiptare të sapokrijuar, ku kontribuon për vënien në skenë të mjaft veprave të kulturës botërore dhe si as/regjisore. Pas hapjes se Teatrit të Operës luan një rol të rëndësishëm artistik në repertorin e gjerë operistik të asaj kohe. Me hapjen e Konservatorit të Tiranës, në vitin 1962 emërohet pedagoge e pianos dhe koncertmaestre e klasave të specialitetit të kantos, duke mos iu ndarë aktivitetit koncertor edhe jashtë vendit, si në Rusi, Kinë, Hungari, Kubë etj.<ref name="Lajme" /><ref>{{cite web|url=http://www.imdb.com/name/nm5389393/bio|title=Lola Gjoka|publisher=Internet Movie Database|accessdate=23 December 2015|language=en}}</ref>
 
Merr titullin “Artiste e Merituar” për merita si artiste e veprimtare artistike më 1966 dhe titullin “Artiste e Popullit” në vitin 1978, për veprimtari të shquara si pedagoge pianiste dhe përpunuese e këngës popullore. Pianistja Lola Gjoka është një nga figurat shumëdimensionale në historinë e artit tonë muzikor, sepse ka luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin e institucioneve të para artistike, duke punuar me përkushtim paralelisht edhe në formimin e artistëve të rinj. Ka dhënë ndihmesë të vyer edhe në përkthimin e dy operave të para, “Rusalka” dhe “Ivani Susanjin”. Pasuria dhe dashuria për muzikën vokale e në veçanti për këngën popullore, ka ushqyer gjithmonë shpirtin e saj krijues. Me elegancën dhe temperamentin që e karakterizonte, ajo krijoi dhe interpretoi Suitën për piano e orkestër harqesh për Koncertet e majit 1978. Por sigurisht që thesari më i çmuar që na ka lënë është libri “50 këngë të përpunuara”, botuar pas vdekjes. Vdiq më 6 tetor të vitit 1985 në Tiranë.<ref name="alma" /><ref name="Rilindasi">{{cite journal|journal=Rilindasi|url=http://www.regione.basilicata.it/giunta//files/docs/GIORNALE_FILE_823409.pdf|title=Nje monografi per pianisten e pare shqiptare|author=Roland Çene|page=21|date=24 February 2013|quote=... instrumentistes së parë shqiptare, pianistes Lola Gjoka (Aleksi) 'Artiste e Popullit'.|language=en|access-date=27 tetor 2017|archive-date=25 dhjetor 2015|archive-url=https://web.archive.org/web/20151225064009/http://www.regione.basilicata.it/giunta//files/docs/GIORNALE_FILE_823409.pdf|url-status=dead}}</ref> Një cmim për pianistët e rinj në Shqipëri ka emrin e saj.<ref name="Lajme" />
 
Në 2002, Hamide Stringa shkroi biografinë e Lola Gjokës.<ref name="Stringa2002">{{cite book|author=Hamide Stringa|title=Një jetë mbi tastierë: Lola Gjoka (Aleksi)|url=https://books.google.com/books?id=l0MUAQAAIAAJ|year=2002|publisher=Toena|language=en}}</ref>