[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 9:
| Profesioni = Prift, shkrimtar
}}
'''Gjon Buzuku '''ka qenë një [[Prifti|prift]] [[Kisha Katolike|katolik]] [[shqiptarët|shqiptar]] (vetëquhetvetëidentifikohej ''arbënesh''). Ai jetoi përgjatë shekullinshekullit e XVI,. vitet evend saktathemelor nuk dihen.si Buzukupërkthyes ështëdhe autoripërpilues i librit të parë të shtypur shqip që njihet. Ai e ka ndërtuar vetë, ashtubotuar si edhe kapërkthimit menduar, dukeparë pasur sigjuhën qëllim që të përmbushte disa synimeshqipe, jonjë vetëmlibri siliturgjik meshar. Meshari nuk është libërkishtar i mirëfilltëtitulluar liturgjik''[[Meshari]]'' kishtar,sipas largohet prej një tipilibrittillëmeshëve kanonik. Buzukuka është idealisti i parë i librit shqip, i gjuhës shqipepërmbajtje.
 
== Jeta dhe vepra ==
Buzuku uU lind në fshatin [[Ljarja|Ljarje]] të [[Kraja|Krajës]] në [[Shqipëria osmane|sundimin]] e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], trevë shqiptare ende sot në [[Mali i Zi|Malin e Zi]], i biri i Bdekut - siç e shkruan në pasthënien e përkthimit.<ref>{{Cite book|last=Rrota|first=P. Justin|title=Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore|last=Rrota|first=P. Justin|publisher=Botime Françeskane|year=2006|origyear=1960|isbn=99943-696-9-5|location=Shkodër|pages=97|language=sq|origyear=1960}}</ref> Me gjasë jetoi pranë ose afër [[Venediku]]t, asokohe në [[Republika e Venedikut|Republikën e Venedikut]]. Ka mëtime që ka qenë ipeshkëv i dy dioqezave në Shqipërinë Veriore ose që ka qenë murg.
 
Veprën "Meshari", Buzuku nisi ta shkruante më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555, në një moshë kur ka qenë burrë i pjekur.<ref name=":Çabej">{{Cite journal|last=Çabej|first=Eqrem|date=1977|title=Gjon Buzuku dhe gjuha e tij|journal=Studime gjuhësore|language=sq|volume=VI|pages=25|via=}}</ref> Nga kjo vepër njihet vetëm një kopje e cunguar që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Asaj i mungojnë fletët e para, titulli dhe vendi i botimit, por supozohet se u botua në Venedik. Gjuha e veprës është gegërishtja e shekullit XVI, e shkruar me alfabetin latin të tipit gjysmë gotik. "Kemi të bëjmë pikësëpari, pohon Çabej, me një gjuhë letrare, prodhim i një zhvillimi të mëparmë të shkrimit dhe të përpunimit nga ana e këtij shkrimtari".<ref>{{cite book|last1=Anamali|first1=Skënder|title=Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë|last1=Anamali|first1=Skënder|last2=Prifti|first2=Kristaq|publisher=Toena|year=2002|place=Tiranë|isbn=9992716223|volume=1|place=Tiranë|page=697|language=sq|author-link=Skënder Anamali|author-link2=Kristaq Prifti}}</ref>
 
Meshari përbëhej nga 110 fletë (220 faqe). Kopja e librit që ka arritur është e cunguar, përbëhet nga 94 fletë (188 faqe), i mungojnë 16 faqet e para, ndër to edhe kopertina me faqen kryesore. Duke qenë se Meshari përmban tekste nga [[Dhiata e vjetër]] dhe [[Dhiata e re]], ai nuk është shumë i vështirë për t’u interpretuar, me gjithë ortografinë e ndërlikuar, gjuhën arkaike, gabimet e shumta të shtypit e mungesat e fjalëve. Të 188 faqet e tekstit përmbajnë 154 000 fjalë me një tërësi fjalori prej rreth 1500 leksemash, me vlerë të posaçme për leksikografët dhe gjuhëtarët historikë. Kjo përmbajtje flet për përdorim të gjuhës shqipe në shërbesat fetare, lidhur siç duket me përpjekjet për përdorimin krahas latinishtes edhe të gjuhëve amtare.<ref name="Elsie">{{cite book|author1=Robert Elsie|authorlink1first=Robert Elsie|title=Albanian Literature: A Short History|date=2005|publisher=I.B.Taurus|isbn=1-84511-031-5|page=9|language=en|authorlink1=Robert Elsie}}</ref>
 
Meshari është botuar me alfabetin latin të tipit gjysmëgotik, i zakonshëm në atë kohë në Italinë veriore. Kryesisht për tingujt e [[Gjuha shqipe|gjuhës shqipe]] që nuk i ka [[latinisht]]ja (g, gj, th, dh, z, x, i) ka edhe pesë [[shkronja]] të posaçme, që kanë përngjasim me disa shkronja të [[alfabeti cirilik|alfabetit cirilik]]. Autori shihet se ndjek një traditë mjaftë të konsoliduar të shkrimit të shqipes, të cilën do ta vijojnë edhe autorët pasardhës të Shqipërisë veriore. Qenia e një tradite letrare të mëparshme shfaqet edhe në gjuhën relativisht të përpunuar të veprës. Në pasthënie shprehen shkoqur ndjenjat atdhedashëse që e kanë frymëzuar, dëshira e tij për të ndritur mendjen e bashkatdhetarëve. Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë edhe pjesë të një proze tregimtare me vlera letrare, të shkruara me gjuhë të qartë dhe të kuptueshme. Bie në sy puna e tij, ose e traditës së mëparshme, për pasurimin e shqipes me fjalë të reja, në mes të cilave ka mjaft fjalë të sferave të jetës mendore. Si vepër e parë shqipe e njohur, "Meshari" ka rëndësi të madhe për historinë e kulturës, në mënyrë të veçantë për historinë e shqipes së shkruar dhe të letërsisë shqiptare. Është dëshmi e shqipes në shek. XVI, në një fazë kur nuk ishin zhvilluar ende një pjesë e dallimeve [[Dialekti|dialektore]] të mëvonshme. Me gjuhën në një masë të mirë të standardizuar e të kodifikuar, si koine letrare që u ngjit e u zhvillua me veprat e autorëve të Veriut në shekujt XVI - XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar kulture.