Rrjeti pa tela: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 18:
== Krahasimi me Ethernet-in klasik (me kabllo) ==
 
Për shkak të natyrës tjetër fizike të mediumit në vet nivelin e lidhjes egzistojnë dallime në krahasim me rrjetin me kabllo. CSMA/CD metoda e përdorur te rrjetat [[Ethernet|Ethernet]] me kabllo, këtu është jo praktike, sepse zbulimi i koalizimeve në radio sinjal është shumë më i vështirë. Në të vërtet, kahu nga emitohet sinjali, për shkak të emitimit të njëanshëm të radiosinjalit, nuk ka mënyrë të zbuloj se a ka ardh deri te koalizioni. Për këtë është ndryshuar metoda e çasjes dhe quhet Distributed Coordination Function (DCF) e cila përdorëi Carrier Sense Multiple Access / Collision Avoidance (CSMA/CA), e jo metodën Collision Detection (CD). Ka të bëjë me atë se stacioni “ndëgjon” se a është mediumi i lirë për emitim, dhe nëse është, fillon me emitimin e sinjalit por vetëm pas një intervali të rastësishëm kohorë. Kjo zvogëlon mundësinë e koalizionit sepse pamundëson që disa stacione fillojnë emitimin e njëhershëm kur kan zbuluar se mediumi është i lirë. Për komunikim më efikas përoret CTS dhe RTS sinjali. Në fillim të komunikimit dërguesi dërgon RTS sinjal dhe për një periudhë kohore rezervon mediumin dhe informon marrësin se ka një paket për te, kuptohet nëse pranuesi gjendet përbrenda hapësirës pranuese. Nëse nuk kemi të bëjmë me ad-hoc rrjet, disa stacione nuk do të pranojnë RTS sinjalin. Mirëpo, Acess Point-i në WLAN dërgon atëherë CTS sinjal i cili tani do të mbërijë deri te pranuesi si dhe deri te të gjitha stacionet tjera, me çka u bëhet me dije se mediumi është i rezervuar dhe se emitimi do të fillojë së shpejti. Kur kemi të bëjmë me adresimin duhet përmendur se IEEE 802 skema e adresimit me gjatësi prej 48 bitëshpërdoret edhe standardin IEEE 802.11 me çka e bënë këtë standard kompatibil me standardet tjera të familjes së standardeve 802 në të cilën hynë edhe Ethernet-i klasik.
 
== Çështjet e sigurisë ==