[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
Rreshti 267:
Rivaliteti i parë i Tiranës ka qënë me [[KS Vllaznia|Vllazninë]].<ref>{{cite web|url=http://www.shkodrasport.com/2015/10/23/vioresin-sinani-vllaznia-tirana-eshte-derbi-i-shqiperise/|title=Vioresin Sinani: Vllaznia-Tirana është derbi i Shqipërisë|publisher=Shkodra Sport|language=sq|date=23 tetor 2015|accessdate=23 gusht 2020}}</ref> Tirana dhe Vllaznia janë dy klubet më të vjetra në Shqipëri si dhe qytetet ku futbolli u prezantua për herë të parë në Shqipëri. Rivaliteti i tyre nisi në vitin 1920, vit ku Tirana u krijua, kurse Vllaznia ishte krijuar një vit më parë. Dy ekipet janë ndeshur 189 herë në kampionat, me Tiranën që ka fituar 87 ndeshje krahasuar me 56 fitoret e Vllaznisë, kurse 46 ndeshje janë mbyllur në barazim. Në kupë, Tirana dhe Vllaznia janë ndeshur 27 herë, 14 prej të cilave janë fitore të Tiranës kurse Vllaznia ka fituar 9. Tirana ka arritur 10 kualifikime krahasuar me 6 të Vllaznisë.
 
Në vitin 2017, rivaliteti mes dy ekipeve arriti në majë kur ato po luftonin për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Ato u ndeshën në javën e fundit të kampionatit dhe ndeshja u mbyll në barazim 0–0 në [[Stadiumi "Loro Boriçi"|stadiumin Loro Boriçi]], duke i shkaktuar Tiranës rënjen nga Kategoria Superiore për herë të parë në histori.<ref>{{cite web|url=https://dosja.al/tirana-vllaznia/|title=Vllaznia-Tirana, klasikja e rekordeve…|publisher=Dosja.al|language=sq|date=6 shkurt 2020|accessdate=22 gusht 2020}}</ref> Në vitet e fundit, ka pasur edhe përplasje midis dy tifozerive respektive; një rast konkret është derbi i luajtur më 11 shtator 2014,<ref>{{cite web|url=https://int.soccerway.com/matches/2014/09/11/albania/super-league/ks-vllaznia-shkoder/kf-tirana/1701433/|title=Vllaznia Shkodër vs. Tirana 1 – 1|publisher=Soccerway|language=en|date=11 shtator 2014|accessdate=24 janar 2016}}</ref> ku tifozeritë e të dy ekipeve u përleshën fizikisht si dhe sulmuan njëri-tjetrin me objekte të ndryshme; si pasojë e kësaj dhune, ngelimbeti i plagosur në kokë presidenti i Tiranës Refik Halili. Të dy klubet u gjobitën dhe u detyruan që të luanin ndeshjet pa spektatorë.<ref>{{cite web|url=http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/09/11/dhune-mes-tifozeve-ne-ndeshjen-vllaznia-tirana-disa-te-plagosur-goditet-ne-koke-refik-halili/|title=Dhunë në Vllaznia-Tirana, 4 policë e 6 tifozë të plagosur, goditet në kokë Refik Halili|publisher=Gazeta Shqip|language=sq|date=11 shtator 2014|accessdate=24 janar 2016}}</ref><ref>{{cite web|url=http://www.oranews.tv/fotogaleri/vllaznia-tirana-tifozet-bardhe-e-blu-gjuajne-me-gure-shkodranet/|title=Vllaznia-Tirana, ndeshja përfundon në dhunë, goditet edhe presidenti Refik Halili|publisher=Ora News|language=sq|date=11 shtator 2014|accessdate=24 janar 2016|archive-url=https://web.archive.org/web/20150929053058/http://www.oranews.tv/fotogaleri/vllaznia-tirana-tifozet-bardhe-e-blu-gjuajne-me-gure-shkodranet/|archive-date=29 shtator 2015|url-status=dead}}</ref>
 
Fitorja më e madhe në derbi është ajo 6–0 e Vllaznisë; Shkodranët e kanë arritur dy herë këtë rezultat, të dyja herët në vitin 1947.<ref>{{cite web|url=http://www.panorama.com.al/sport/statistika-te-klasikes-tirana-vllaznia/|title=Statistika të “klasikes” Tirana-Vllaznia|publisher=Panorama Sport|language=sq|date=19 prill 2013|accessdate=22 gusht 2020}}</ref> Nga ana tjetër, fitorja më e madhe e Tiranës është 5–0 e arritur në sezonin 1993–94. Ndeshja me më shumë gola midis dy ekipeve është arritur në vitin 1939, ku Tirana fitoi 6–4.