[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Seemitfe zhvendosi faqen Fusha e Myzeqesë te Myzeqeja përmes ridrejtimi
vNo edit summary
Rreshti 1:
{{coord|40.55|N|19.40|E|source:wikidata|display=title}}
[[Figura:Apollonia sken meri.jpg|thumb|250px|Pamje nga Apolonia]]
'''MyzeqejaFusha e Myzeqesë''' (në lashtësi '''Gylakea''' dhe më vonë '''Fusha e Savrës''') është krahinë në [[Shqipëri]]. Treva e Myzeqesë së Madhe shtrihet nga jugu me [[lumi Seman|lumin Seman]], nga veriu me [[Lumi Shkumbin|lumin Shkumbin]], nga lindja fillon me kodrat e Daresisë dhe në perëndim me [[deti Adriatik|detin Adriatik]], ku gjenden komunat e [[Libofsha|Libofshës]] dhe [[Divjaka|Divjakës]]. Ajo përfshin një popullsi prej afro 200 mije banorësh.
 
==Emri==
Fusha e Myzeqesë në lashtësi quhej '''Gylakea''', sipas emrit të komandantit grek që pushtoi Apoloninë dhe më vonë, në lashtësinë e vonë dhe Mesjetën e hershme quhej '''Fusha e Savrës''' ('''Saura)''').<ref name="Dhana2010">{{cite book|author=Petraq Dhana|title=Arsimi Dhe Kultura Ne Myzeqe (1912 - 1990)|url=https://books.google.com/books?id=LI9aAgAAQBAJ&pg=PA30|date=August 2010|publisher=Lulu.com|isbn=978-0-557-58307-2|pages=30–}}</ref> Më vonë mori emrin e sotëm ''Myzeqe'' nga familja fisnike të [[Familja feudale e MuzakajveMuzakajt|Muzakajve]], e cila ka qenë sundimtare e kësaj krahine gjatë [[shekulli XIV|shekujve të XIV]] dhe [[shekulli XV|XV]].<ref name="Dhana2010"/> Lidhja e Muzakajve me emrin Myzeqe mbështetet te një dokument venedikas i 28 prillit 1412, ku emri i kësaj fushe është Muzakia. Ky toponim, ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri, arriti deri në ditët tona në saj të autoritetit dhe ndikimit që ka pasur familja princërore e Muzakajve, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm ekonomik gjatë [[mesjeta|mesjetës]]. Edhe në një dokument tjetër venedikas të 13 qershorit të vitit 1382 përmendet për herë të parë ''"Kulla e Pirgut"'' në jug të [[Karavasta|Karavastasë]]. Ishte Nikolla Muzaka ai, që e pa të nevojshme ndërtimin e një fortifikimi të tillë për të mbrojtur skelën lumore me të njëjtin emër, Skela e Pirgut të Myzeqesë.
 
== Histori ==
Në territorin e saj gjarpëronte rruga më e gjatë dhe e lashtësisë, [[rruga Egnatia]], së bashku me degën jugore të saj. Në këto qytete kanë jetuar ilirët taulantë dhe parthinë. Në Myzeqe u rrit Pirrua i Epirit. Ka studiuar perandori August Oktaviani si dhe kanë qëndruar ciceronë të shquar të Romës, kanë marshuar e luftuar burra si Filipi i V, konsulli romak Sulpici, gjeneralë, si Pompeu e Jul Qezari.
 
Në periudhën e sundimit të gjatë [[sllav]] të [[Uroshit të II]], kjo fushë njihet me emrin Fusha e Savrës. Bregdeti quhej "slanica" (kripore) dhe kryeqendër ka qenë [[Bashtova]] me kështjellën e saj [[veneciane]]. Kujtojmë se kjo kështjellë në mesjetë gjendej në të majtë të lumit Shkumbin. Kur ky lum ndryshoi drejtimin e derdhjes, kështjella dhe disa fshatra të Myzeqesë mbetën në anën e djathtë të lumit dhe sot e kësaj dite janë nën juridiksionin e [[Kavaja|Kavajës]]. Nëpërmjet skelës lumore të pirgut në ato kohë eksportohej drithë në drejtim të [[Raguza|Raguzës]] nga anijet e huaja dhe ato të sundimtarëve vendas.
 
Në mesjetë në Myzeqe, marshuan, ngritën kampin dhe luftuan ushtritë e Bizantit, të gjermanit Manfred Hohenshtaufenit, të Normanëve. Më vonë Myzeqenë e shkeli ushtria e [[Karli I Anzhu|Karlit I Anzhu]]. Më 1336 në Despotatin e Beratit do të shkelte për herë të parë këmba e ushtarit [[Turqit|turke]].
Në kohën moderne, në Myzeqe (në Portëz) u krijua më 1835 “Besëlidhja e Portëzës”, vendimet e së cilës ishin me karakter autonomist dhe shtet-formues. Po në Myzeqe (Fier) erdhi dhe bisedoi [[Abdyl bej Frashëri|Avdyl Frashëri]], i cili gjeti një mbështetje të sinqertë nga populli dhe paria e Fierit ([[Vrionasit|Familja Vrioni]]) për [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjen e Prizrenit]].
 
Në Fier më 7 gusht 1912 nën drejtimin e [[Ismail QemalitQemali]]t u mbajt Kuvendi i Fierit, ku morën pjesë 300-burra, gjithë paria patriotike dhe
komandantët e çetave të Toskërisë, duke filluar nga [[Tetova]] e deri në Janinë. Prej këtij Kuvendi, Ismail beu mori rrugën për në [[Stamboll]] dhe nëpër kancelaritë e Europës. Po nëpërmjet Rrugës së Karatoprakut, që kalonte në pjerrësitë perëndimore të kodrave të Ardenicës, kaloi burri i pavarësisë, Ismail Qemali në Nëntor 1912.
 
Në dimrin e vitit 1913, në zonën Grizë dhe Libofshë u përqendrua gjithë [[Ushtria osmane|Armata Turke]] e Vardarit[[Vardari]]t, e cila në prill të atij viti, u imbarkua në Portin e Semanit drejt [[Turqia|Turqisë]].
== Origjina e emrit Myzeqe ==
Në përshkrimin që i kanë bërë ngjarjeve dhe vetë kësaj treve, e kanë quajtur me emra të ndryshëm por në të shumtën e rasteve dominon emri “Myzeqe”. Në vitin 620 para krishtit 200-kolonë (fshatarë grek) me në krye të dëbuarin Gylak, të ardhur nga tre fshatra greke, u lejuan të futeshin në Apoloninë ilire. Këta kolonë fshatarë u përpoqën që fushës së bukur të Myzeqesë t’i jepnin emrin e Gylakut. Ata e quajtën Gylakion Pedion (Fusha e Gylakut). Herodoti (484-425 p.Kr) e quan fushën e Myzeqesë si Fusha e Apolonisë.
 
Autorja bizantine, Ana Komnena në shekullin e XII, e quante Myzeqenë fushë ilirike. Përcaktimi i fushës “Ilirike” është një dëshmi shumë interesante. Ky përcaktim (ilirike) tregon se kjo trevë deri në këtë kohë ruan vazhdimësinë e etnisë ilirë jo vetëm si popull, por dhe si emërtim, kur pjesë të tjera të vendit kishin kaluar nën emërtimin “arbëri” apo Principata e Arbërit.
Madje, me emërtimin etnik “Ilire”, e quan Myzeqenë dhe albanologu i shquar, Johan Georg Von Han. Duke folur për këtë krahinë, Hani thekson se Myzeqeja është fusha e Ilirisë jugore dhe e quan atë, një Lombardi të egër. Një dokument venedikas i vitit 1412, përmend“ kështjella e Pirgut të Myzeqesë” (castrum Pirgi de Musachia). Ky dokument, jo vetëm na dokumenton emrin “Myzeqe”, por na dëshmon se në Pirg ka patur kështjellë. [[Milan Shuflaj|Milan Shuflai]] emrin “Musachia” e lidhte me familjen princërore Muzakaj, të cilët ishin zotër të kësaj krahine.
 
Një informacion mbi emrin “Myzeqeja” na vjen dhe nga një dokument raguzian. Kështu ky dokument i vitit 1417, përmend “Via de Musachia” Në mesjetë Myzeqeja quhej “Savra”. Këtë e pohon Barleti, kur flet për betejën midis Karl Topisë dhe Balshës II e quan fushën “planicies saura” afër Beratit. Por një dokument Venedikas i vitit 1570 përputh emrin “Savra” me emrin “Musachia”, ku shkruhet: “spatiose pianuredella savra la quale in un altro nome si dice Musachia”. Një mendim për emrin e Myzeqesë na vjen dhe nga Gjon Muzaka. Ky princ në kronikën e shtëpisë Muzaka shkruar në Itali më 1510, shkruan: “Myzeqeja në kohët e vjetra banohej nga popujt Molosë, nga ku u quajt Molosia, dhe meqenëse ne kemi qenë gjithnjë zot të këtij vendi, morëm mbiemrin Molosaku, por fjala Molosia u deformua dhe u bë Myzeqe, që në shqip thuhet Muzakiti” Zef Jubani hedh mendimin se emri Myzeqe vjen nga emri “Muzika”. Ai shkruan: “nuk ka dyshim, pra se shqiptarët, në përgjithësi janë të pajisur me ndjenjën e muzës dhe të melodisë.
Rreshti 32:
Kurse Eduard Lir e quan fushën e Myzeqesë, fusha e Apolonisë. Ai më 17 tetor 1848 ndaloi në Manastirin e Ardenicës. Eduart Lir ishte poet dhe piktor anglez. Për Ardenicën, nusen e bukur të Myzeqesë, ai shkroi: “ Ardenica ishte vërtet e mrekullueshme….prej andej dukej gjithë bota. Në veri humbisnin në mjegull malet e Shkodrës, Krujës e Tiranës. Në lindje, fare pranë, ngrihej hijerëndë Tomori. Në jug shtrihej fusha e Apolonisë e valëzuar nga kodra të buta e ndërsa në perëndim shkëlqen deti”.
Ndërsa sipas albanologut rumun [[Nikolla Jorga]], emri Myzeqe vjen vjen nga fjala muzg.
 
== References ==
{{reflist}}