[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 29:
 
== Gjeografia ==
Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187m mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të lumit [[Lumi Osum|Osum]], para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë[[Myzeqe]]së, më e madhja e Shqipërisë. Rrethi i Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore e pjesërisht në Ultësirën Jugperëndimore të Shqipërisë, në koordinatat: gjerësi gjeografike: Veri 40 gradë 52'24”; Jug 40 gradë 29'30” (qyteti 40 gradë 41'06”); gjatësi gjeografike: Lindje 20 gradë 10'51”; Perëndim 19 gradë 44'30” (qyteti 19 gradë 56'40”). Rrethi mbulon një sipërfaqe prej 953,6 km katror (qyteti 1,6 km katror).
 
=== Relievi ===
Rrethi i Beratit shtrihet kryesisht në një territor me reliev malor e kodrinor, me lartësi mesatare mbi nivelin e detit 455m (qyteti 58 m). Fushat shtrihen në krahun veri-perëndimor të rrethit, në luginën e Osumit, derisa ajo bashkohet me fushën e Myzeqesë. Në mjedisin natyror të Beratit dallohen: zona fushore e kodrinore e Beratit dhe e Kuçovës, mali i [[Mali i Tomorit|Tomorit]] (Lindje, 2417m) dhe ai i [[Shpiragu]]t (Perëndim, 1218m) si edhe lugina e Osumit dhe e Tomoricës. Zona fushore dhe ajo kodrinore janë baza e zhvillimit të prodhimit bujqësor, ndërsa malet dhe luginat përfaqësojnë burime të mëdha pyjore, kullosore dhe hidrike, ende të pashfrytëzuara si potenciale të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e mjedisor.
Line 42 ⟶ 43:
[[Skeda:Berat 1830.png|parapamje|Berati ne vitin 1830]]
[[Skeda:Berat Albania 15.jpg|parapamje|Hyrja e kalajes të Beratit]]
Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P. Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P. Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P. Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti [[Kassandër]] në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek. II P. Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Βουλγερολις (qyteti bullgar, sllv. Belgrad) në shekullin e X<ref>[[Milan Shuflaj|Shuflaj M.]], ''Serbë dhe shqiptarë'', përkthyer nga Hasan Çipuri, Tiranë: Toena, 2004, fq. 41. ISBN 99927-1-854-4</ref>.
 
=== Muzakajt ===
Nën zotërimin e [[Muzakajt|Muzakajve]], në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417 qyteti pushtohet nga [[turqit]] dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5 [[Medreseja|medrese]]. Berati në këtë kohë bëhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me zhvillim të madh të zejtarisë e të tregtisë. Tani Berati ishte kryeqendra e [[Sanxhaku i Vlorës|sanxhakut të Vlorës]] të përbërë nga [[Kazaja|kazatë]] e: [[Kazaja e Myzeqesë|Myzeqesë]], [[Kazaja e Tomorricës|Tomoricës]], [[Kazaja e Skraparit|Skraparit]], [[Kazaja e Përmetit|Përmetit]], [[Kazaja e Pogonit|Pogonit]], [[Kazaja e Tepelenës|Tepelenës]] e [[Kazaja e Vlorës|Vlorës]]. Në [[Kazaja e Beratit|Berat]] tregtonin mallrat e tyre tregtarë të huaj. Në shek. XVIII Berati bëhet qendër e [[Pashallëku i Beratit|pashallëkut të madh]] të [[Ahmet Kurt Pasha|Ahmet Kurt Pashës]]. [[Ali Pashë Tepelena]] e bashkoi atë me [[Pashallëku i Janinës|pashallëkun e tij të Janinës]] dhe përforcoi muret e kështjellës. Në këtë periudhë tregtarët e mëdhenj beratas kishin marrëdhënie me [[Venediku|Venetikun]], Triesten, [[Raguza|Raguzën]], [[Ankona|Ankonën]], Korfuzin[[Korfuzi]]n, Maltën[[Maltë]]n, [[Aleksandria|Aleksandrinë]], [[Izmiri]]n, [[Selaniku]]n, [[Stambolli]]n, [[Sofja|Sofien]], [[Nishi]]n, [[Belgradi]]n, etj. Berati përdorte dy skela: Vlorën dhe Durrësin. Ai ishte bërë kështu kryeqendër e një sistemi të madh ndërkrahinor. Tregtarët beratas kishin agjencitë e tyre në Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë. Tregtarët e mëdhenj shkodranë kishin në Berat agjencinë e tyre tregtare.Berati vjen nga iliret bir ate qe simbas legjendave filluan ndertimin e kalase per tu mbrojtur nga sulmusit.
[[Skeda:Berati i 1001 dritareve.jpg|parapamje|Berati i 1001 dritareve]]