1.616
edits
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
v (→Referimet) |
(shtova reference) |
||
Dr. Albana (Ndreu) Halili, është aktualisht lektore pranë [[Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës|Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’]] (UAMD) në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit. Ajo është gjithashtu anëtare e disa shoqatave shkencore europiane dhe pjesë e bordeve editoriale të disa revistave dhe konferencave ndërkombëtare. <ref>https://www.uamd.edu.al/wp-content/uploads/2017/10/Short-Bio-Albana-Halili.pdf</ref>
== Studimet ==
Znj. Halili ka përfunduar studimet e nivelit bachelor në Shkurt 2003 në Departamentin e Inxhinierisë Kimike dhe më pas ka përfunduar studimet e nivelit Master Shkencor, MSc (Shkurt, 2007) dhe doktoraturë, PhD (Korrik, 2011) në fushën e Bioteknologjisë në Middle East Technical University/Turqi. Fusha e kërkimit të saj bazohet në biomateriale dhe inxhinierinë e indeve, shkenca e materialeve, disa aspekte të nanoteknologjisë dhe së fundmi në imazherinë biomedikale. Gjatë studimeve të saj pasuniversitare, Dr. Halili ka qenë pjesë e dy projekteve kërkimore europiane, FP6 (Expertissues dhe BioPolysurf) si kërkuese dhe gjithashtu tema e saj e doktoraturës (Collagen-based meniscus tissue engineering: Design and Application) e realizuar në bashkëpunim me kompaninë Ars Arthro Co., është financuar si projekt SANTEZ nga Ministria Turke e Industrisë dhe Biznesit pasi ishte nje kërkim që do të rezultonte në prodhimin e një produkti si meniskus artificial.{{Citim i duhur}}
== Angazhime ne projekte ==
Dr. Halili ka qenë gjithashtu pjesë e komisionit drejtues të një projekti TEMPUS (2011-2014) dhe pjesë e projektit COST Action MP1206. Albana është autore dhe bashkëautore e punimeve shkencore botuar në revista ndërkombëtare kryesisht në fushën e Biomaterialeve dhe Inxhinierisë së Indeve dhe së fundmi në Prosesimin e Imazheve për qëllim aplikimi biomedikal.{{Citim i duhur}}
== Mesimdhenie ==
==Referimet==
{{reflist}}
{{LinkedIn|albana-halili-14709844}}
[[Kategoria:Shkencëtarë kompjuterësh]]
|