Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 97:
=== Rilindja dhe riorganizimi ===
Inisiativën për riorganizimin e Kishës së Shqipërisë e mori Patrikana Ekumenike me një sërë veprimesh vendimtare. Në janar [[1991]], Patriku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë i Patrikanës caktuan profesorin e Universitetit të Athinës, peshkopin e Andrusës (Drejtor i Përgjithshëm i “Shërbimit Apostolik” të Kishës së Greqisë dhe vëzhgues i Mitropolisë së Shenjtë të Irinopolit), Anastasin, si eksark patriarkal (të dërguar të Patrikanës), me mision që të shkonte në Shqipëri për t’u takuar me ortodoksët dhe autoritetet e vendit. Pas kundërshtimeve shumëmujore të shtetit shqiptar, Eksarku (i dërguari) i Patriarkanës arriti në Tiranë, më 17 korrik [[1991]]. Gjatë udhëtimit të tij në vend konstatoi shkretimin e tmerrshëm që kishte shkaktuar përndjekja e pamëshirshme. Ishin shkatërruar 1608 kisha dhe manastire. Veprimi i parë i Eksarkut ishte krijimi i një strukture thelbësore kishtare për përfaqësimin e Kishës lokale. Për riformimin e strukturës kishtare, Eksarku i Patrikanës mblodhi Asamblenë e Përgjithshme Kleriko-laike 1-2 gusht [[1991]], me pjesëmarrjen e 15 klerikëve dhe 30 laikëve, nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, në të cilën u studiua gjendja pas regjimit komunist dhe perspektiva, në fund u zgjodhën 4 këshilltarë (epitropë) arkieratikë dhe Këshilli i Përgjithshëm Kishtar Kleriko-laik me 13 pjesëtarë. Përfaqësia e Kishës së Shqipërisë vizitoi Patrikanën Ekumenike (5-8 qershor [[1992]]), për herë të parë pas persekutimit dhe kërkoi zgjedhjen e Eksarkut të Patrikanës si primat të Kishës së Shqipërisë.<ref name=Janullatos>{{harvnb|Janullatos}}</ref>
[[Skeda:Anastasi, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë.jpg|parapamje|279x279px|Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastasi KRYEPESHKOPI I RI MË 11 KORRIK, PAS DËRGUARI NË MESAZHIN E VOGËL NË BERAT , MË 11 KORRIK 1992.]]
Sinodi i Patrikanës Ekumenike, me iniciativën e Patrikut Ekumenik Bartolomeut, për rikrijimin e Kishës ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjodhi më [[24 qershor 1992]], me vota unanime, Kryepeshkop të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë mitropolitin e Andrusës, Anastasin dhe mitropolit të Korçës arkimandritin Kristodhul Mustakas, të Gjirokastrës arkimandritin Aleksandër Kalpakidhis dhe të Beratit, Vlorës e Kaninës arkimandritin Ignat Triandis; ku edhe këto peshkopata tashmë u ringritën në rang mitropolie. Qeveria shqiptare kundërshtoi me forcë, sepse e konsideroi këtë imponim të jashtëm të udhëheqjes greke ndaj njërit prej tre komuniteteve të mëdha fetare. Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i shprehu pakënaqësinë e tij delegacionit të Patrikanës Ekumenike, që erdhi më 4 korrik [[1992]], dhe që përbëhej nga mitropoliti i Pergës Evangjelos, mitropoliti i Filadelfias Melitoni dhe protopresviteri me origjinë shqiptare Ilia Katre. Përfundimisht, Presidenti shqiptar deklaroi se pranon vendosjen e Kryepeshkopit Anastas, por nuk bëhet fjalë të diskutohet, që të pranohen të gjithë mitropolitët ortodoksë të Shqipërisë me origjinë greke. Kryepeshkopi i ri më 11 korrik, pasi dërguar Mesazhin e Madh në Berat, më 11 korrik [[1992]], u fronëzua në Kishën Katedrale të Tiranës më 2 gusht 1992, në prani të të gjithë përfaqësuesve klerikë e laikë të krahinave të Shqipërisë. Qarqe të caktuara shqiptare tentuan ta dëbonin atë me një sërë mënyrash, akoma dhe përgatitje projektligjesh, për arsye të prejardhjes së tij greke. Në një mbledhje të jashtëzakonshme kleriko-laike në Durrës, më 21 janar [[1993]], të gjithë përfaqësuesit deklaruan njëzëri se nuk bëhej fjalë të toleronin një diçka tillë (largimin e Kryepeshkopit). Në vjeshtën e vitit [[1994]], u tentua me projektkushtetutën e re, largimi përfundimtar i Kryepeshkopit; por së fundi ajo u hodh poshtë në referendumin e 6 nëntorit [[1994]].<ref name=Janullatos>{{harvnb|Janullatos}}</ref>