Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë (redakto)
Versioni i datës 12 gusht 2021 22:13
, 1 vit më parë→Rilindja dhe riorganizimi
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari |
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari |
||
=== Rilindja dhe riorganizimi ===
Inisiativën për riorganizimin e Kishës së Shqipërisë e mori Patrikana Ekumenike me një sërë veprimesh vendimtare. Në janar [[1991]], Patriku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë i Patrikanës caktuan profesorin e Universitetit të Athinës, peshkopin e Andrusës (Drejtor i Përgjithshëm i “Shërbimit Apostolik” të Kishës së Greqisë dhe vëzhgues i Mitropolisë së Shenjtë të Irinopolit), Anastasin, si eksark patriarkal (të dërguar të Patrikanës), me mision që të shkonte në Shqipëri për t’u takuar me ortodoksët dhe autoritetet e vendit. Pas kundërshtimeve shumëmujore të shtetit shqiptar, Eksarku (i dërguari) i Patriarkanës arriti në Tiranë, më 17 korrik [[1991]]. Gjatë udhëtimit të tij në vend konstatoi shkretimin e tmerrshëm që kishte shkaktuar përndjekja e pamëshirshme. Ishin shkatërruar 1608 kisha dhe manastire. Veprimi i parë i Eksarkut ishte krijimi i një strukture thelbësore kishtare për përfaqësimin e Kishës lokale. Për riformimin e strukturës kishtare, Eksarku i Patrikanës mblodhi Asamblenë e Përgjithshme Kleriko-laike 1-2 gusht [[1991]], me pjesëmarrjen e 15 klerikëve dhe 30 laikëve, nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, në të cilën u studiua gjendja pas regjimit komunist dhe perspektiva, në fund u zgjodhën 4 këshilltarë (epitropë) arkieratikë dhe Këshilli i Përgjithshëm Kishtar Kleriko-laik me 13 pjesëtarë. Përfaqësia e Kishës së Shqipërisë vizitoi Patrikanën Ekumenike (5-8 qershor [[1992]]), për herë të parë pas persekutimit dhe kërkoi zgjedhjen e Eksarkut të Patrikanës si primat të Kishës së Shqipërisë.<ref name=Janullatos>{{harvnb|Janullatos}}</ref>
[[Skeda:Anastasi, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë.jpg|parapamje|279x279px|Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastasi KRYEPESHKOPI I RI MË 11 KORRIK, PAS DËRGUARI
Sinodi i Patrikanës Ekumenike, me iniciativën e Patrikut Ekumenik Bartolomeut, për rikrijimin e Kishës ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjodhi më [[24 qershor 1992]], me vota unanime, Kryepeshkop të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë mitropolitin e Andrusës, Anastasin dhe mitropolit të Korçës arkimandritin Kristodhul Mustakas, të Gjirokastrës arkimandritin Aleksandër Kalpakidhis dhe të Beratit, Vlorës e Kaninës arkimandritin Ignat Triandis; ku edhe këto peshkopata tashmë u ringritën në rang mitropolie. Qeveria shqiptare kundërshtoi me forcë, sepse e konsideroi këtë imponim të jashtëm të udhëheqjes greke ndaj njërit prej tre komuniteteve të mëdha fetare. Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i shprehu pakënaqësinë e tij delegacionit të Patrikanës Ekumenike, që erdhi më 4 korrik [[1992]], dhe që përbëhej nga mitropoliti i Pergës Evangjelos, mitropoliti i Filadelfias Melitoni dhe protopresviteri me origjinë shqiptare Ilia Katre. Përfundimisht, Presidenti shqiptar deklaroi se pranon vendosjen e Kryepeshkopit Anastas, por nuk bëhet fjalë të diskutohet, që të pranohen të gjithë mitropolitët ortodoksë të Shqipërisë me origjinë greke. Kryepeshkopi i ri më 11 korrik
Në korrik [[1996]], pa ndonjë marrëveshje me palën shqiptare, u bënë në Kostandinopojë dorëzimet në mitropolitë të kandidatëve të zgjedhur në vitin [[1992]], për mitropolitë në fjalë. Autoritetet shqiptare e refuzuan kategorikisht hyrjen dhe vendosjen e tyre në Shqipëri. Përfundimisht, pas diskutimesh këmbëngulëse ndërmjet përfaqësuesve të Patrikanës Ekumenike, Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe Autoriteteve shqiptare (nga nëntori i vitit [[1997]] deri në korrik të [[1998]]), çështja e formimit të Sinodit të Shenjtë u arrit me pranimin e skemës që ai të përbëhej nga dy kryepriftërinj me origjinë greke dhe dy me origjinë shqiptare. U fronëzua mitropoliti i Beratit, Ignati, ndërsa mitropolitët e Gjirokastrës, Aleksandri, dhe i Korçës, Kristodhuli, paraqitën dorëheqjen e tyre. Mitropolit i Korçës u zgjodh arkimandriti Joan Pelushi, i cili kishte shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës dhe Peshkop i Apolonisë ishte u zgjodh i Përndershmi Atë Kozma Qirjo, i cili përfaqësonte brezin e hershëm të priftërinjve, i cili me heroizëm vazhdonte të pagëzonte dhe të bënte Liturgji Hyjnore fshehurazi edhe gjatë viteve të egra të persekutimit fetar<ref>At Spiro Bulika, Bariu i mirë (Episkop Kozmai), bot. Kisha Orthodhokse autoqefale e Shqipërisë, Tiranë 2005.</ref>. Më 11 gusht [[2000]], Hirësia e Tij Kozma Qirjo fjeti, duke lënë vakant vendin e Peshkopit të Apolonisë. Në nëntor të vitit 2006 Sinodi u plotësua edhe me tre hierarkë të tjerë: Mitropolitin e Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri, i cili në 15 vitet e fundit kishte shërbyer si mbikqyrës i Kryepeshkopit në këtë mitropoli; Peshkopin e Apollonisë Hirësi Nikollën dhe Peshkopin e Krujës, Hirësi Andonin, të cilët këta të dy i përkasin brezit të klerikëve të rinj shqiptarë të formuar në Akademinë Teologjike Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, Durrës. Po në nëntor [[2006]] u miratua Statuti i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në nëntor [[2008]] u nënshkrua, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ([[1998]]) Marrëveshja pë rregullimin e marrëdhënieve të ndësjella midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, që në vazhdim u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë dhe u bë ligj i Shtetit Shqiptar, me nr. 10057, më 22.01.[[2009]].<ref name=Janullatos>{{harvnb|Janullatos}}</ref>
|