[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v U kthye versioni 2238821 i bërë nga 46.99.18.146 (diskutimet)
Rreshti 32:
| çmime =
}}
'''Aqif efendi Haxhiahmetoviq''' i njohur edhe si '''Aqif Blyta''' ([[Pazari i Ri]], [[1887]] - 21 janar [[1945]]) ka qenë një politikan shqiptar i [[Sanxhaku (krahinë)|Sanxhakut]] mes dy luftërave botërore dhe [[Lufta e Dytë Botërore|Luftën e Dytë Botërore]].<ref>Azizi, Ismet (2019) Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, Logos-A, Shkup,ISBN 978-9989-58-782-5 faq 49.
</ref>
 
== Biografia ==
U lind në Pazar të Ri ne [[Sanxhaku i Pazarit të Ri|Sanxhak]] më 1887, i biri i Emin Blytës dhe Jaldëzës, familja ishte me prejardhje nga [[Gjakova]] dhe njiheshin me emrin e të gjyshit Ahmetit që kishte qenë [[haxhì]] (hadziahmetovic). Dhjetë vjeç shkoi në [[Izmiri|Izmir]], ku vazhdoi shkollimin në ''[[Ryzhdie|ryzhdijen]]'' e vendit.
 
 
 
U regjistrua dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake në [[Manastiri (qytet)|Manastir]], prej ku doli me gradën nëntoger. Më 1913 shkoi në [[Turqia|Turqi]], ku e gjeti [[Lufta e Parë Botërore]]. Si oficer aktiv në gradën e kapitenit, luftoi në [[Ushtria osmane|ushtrinë osmane]] gjatë luftës. Sipas Zhivkoviq, fitoi Kryqin e hekurt gjerman të klasës së dytë për trimëri".<ref> Azizi. I. Aqif Blyta – Figurë kryesore e organizatës Xhemijeti dhe rezistencës së saj kundër kolonizimit (Konferencë shkencore mbajtur më 17.12.2017, Shkup) 20 SCUPI , Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, Vëllimi 20 – 2018 fq. 145</ref>[[Skeda:Acif efendija.JPG|thumb|250px|Aqif Blyta me babain Emin Blyta|alt=|majtas]]Verën e 1919 u kthye në vendlindje, ku u martua me Mahijen e Halit Komanit, po nga Gjakova.<ref>http://gazetadielli.com/aqif-efendi-bluta-sinonim-i-burerise-shqiptare/</ref> Mori pjesë në Shkup në Kongresin themelues të ”[[Xhemijeti|Xhemijetit]]”. U shqua si aktivist i asaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Më 1920 u zgjodh kryetar i bashkisë së Pazarit të Ri. Pasi që nuk pranuan të jenë nën diktatin e mbretit Aleksandër dhe të Nikolla Pashiqit, Xhemijetit në vitin 1924 iu ndalua veprimtaria.<ref>{{Cite web |url=http://gazetakritika.com/Forumi/index.php?itemid=7624#sthash.r5FxXbLu.dpuf |title=Kopje e arkivuar |accessdate=10 mars 2015 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20160304230725/http://gazetakritika.com/Forumi/index.php?itemid=7624#sthash.r5FxXbLu.dpuf |archivedate=4 mars 2016 |url-status=dead }}</ref><ref>http://www.mesazhi.com/new/?p=53095</ref>
Line 44 ⟶ 42:
Aqif Blyta është veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Blyta është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga [[çetnikët]].
 
Në zgjedhjet parlamentare të viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonëse ishte përfaqësues më në zë i popullsisë së trevës së Sanxhakut , për shkak të manipulimeve dhe grabitjes së votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit të [[Mbretëria Serbo Kroate Sllovene|Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene]], përkatësisht të [[Mbretëria Jugosllave|Mbretërisë së Jugosllavisë]] (1929-1941). E arriti atë vetëm në zgjedhjet e vitit 1923. Në parlamentin jugosllav u shqua si përkrahës e bashkëpunëtor i afërt i [[Ferat Draga|Ferhat Dragës]]; kundërshtar i vendosur i politikës së ndjekur nga qarqet serbe, për shpronësimin dhe shpërnguljen me dhunë të popullit shqiptar.
 
Aqif Blyta pa dyshim është personaliteti dhe lideri më me ndikim i boshnjakëve dhe shqiptarëve të Sanxhakut në periudhën e Mbretërisë së SKS (1918−1829) dhe Mbretërisë së Jugosllavisë (1929−1941). Ai është një lloj fenomeni politik i kësaj periudhë kohore. Edhe atëherë kur veproi krejtësisht i pavarur pa asnjë parti që do të qëndronte prapa tij, dihej se në trevat e Dezhevës (Pazarit të Ri) dhe në atë të Senicës askush nuk mund të merrte votat e votuesve dhe zgjedhësve pa mbështetjen e Aqifit.<ref>Azizi. I. Aqif Blyta – Figurë kryesore e organizatës Xhemijeti dhe rezistencës së saj kundër kolonizimit (Konferencë shkencore mbajtur më 17.12.2017, Shkup) 20 SCUPI, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Vëllimi 20 – 2018 fq. 146</ref>[[Skeda:Pllaka perkujtimore - Aqif Blyta.jpg|thumb|250px|Pllaka perkujtimore|alt=|majtas]]Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për [[Turqia|Turqi]]. Aqif Blyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentateve të parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga [[Beogradi]], ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar [[Hasë Rozhaja]] të cilët më në fund ishin tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga [[çetnikët]] të cilët vinin nga [[Rashka]]. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej tërë Sanxhakun me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se Aqif Blyta me ushtrinë e tij të formuar dhe me ndihmen e njësive nga [[Rrafshnalta e Peshterrit|Peshteri]] dhe me ndihmën që i arriti nga vëllezërit kosovarë nën udhëheqjen e [[Shaban Polluzha]] arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët.
Line 61 ⟶ 59:
</gallery>
 
== shihShih edhe ==
* [[Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri]]
* [[Beteja e Pazarit të Ri]]