Monarkia Hapsburge: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v origjinale
Etiketa: Hoqi ridrejtimin
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Monarkia Hapsburge''' (nganjëherë e quajtur edhe si '''Monarkia Austriake''' ose '''Monarkia Danubiane''') është një emër jozyrtar midis historianëve për vendet dhe provincat që sundoheshin nga dega e ulët austriake e [[Hapsburbët|Shtëpisë së Hapsburgëve]] deri 1780 dhe pastaj nga dega pasardhëse e [[Habsburg|Hapsburg]]-[[Lorena]] deri në vitin 1918. Monarkia ishte një shtet i përbërë nga territoreve brenda dhe jashtë [[Perandoria e Shenjtë Romake|Perandorisë së Shenjtë Romake]], të bashkuar vetëm në personin e monarkut. Kryeqyteti dinastik ishte [[Vjena]], me përjashtim të periudhës nga 1583 deri 1611, kur ai u zhvendos në [[Pragë]]. Nga 1804 deri 1867 Monarkia Habsburge u unifikua zyrtarisht si Perandoria [[Austria]]ke, dhe nga 1867 deri në vitin 1918 si [[Perandoria Austro-Hungareze]].
 
Kreu i Shtëpisë së Habsburgëve zgjidhej shpesh Perandori i Shenjtë Romak deri në shpërbërjen e Perandorisë në 1806. Dy entitetet nuk kanë qenë asnjëherë të njëjta, sepse Monarkia Habsburge mbulonte shumë toka përtej Perandorisë së Shenjtë Romake, dhe shumica e Perandorisë qeverisej nga dinasti të tjera. Monarkia Habsburge nuk përfshinte zakonisht të gjitha territoret e sunduara prej Hapsburgëve. Dega lartë sundoi Spanjën deri në 1700, por kjo nuk përfshihej zakonisht në përkufizimin e "Monarkisë Habsburge" pas mbretërimit të Çarls V, që e ndau dinastinë midis degëve të saj austriake dhe spanjolle pas abdikimit të tij në 1556.