Tajar Zavalani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Jeta: Fixed grammar
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni Android
vNo edit summary
Rreshti 5:
Lindi më 1903 në qytetin e [[Manastiri (qytet)|Manastirit]] 15 gusht të vitit 1903. Zavalanët ishin një familje me tradita të shquara atdhetare. Meqë në atë kohë nuk kishte shkolla shqipe, [[Fehim bej Zavalani|i ati]] e dërgoi në shkollën franceze, të cilën e kishin hapur në Manastir misionarët [[Kisha katolike në Maqedoninë e Veriut|katolikë]], të ashtuquajturit "Vëllezërit Maristë". Megjithatë, i ati u përpoq t'i japë edhe njohuritë në gjuhën shqipe nga një anëtar i familjes Qiriazi, anëtarët e të cilës më vonë hapën në [[Korça|Korçë]] Shkollën Femërore Shqipe. I ati ishte kryeredaktor i gazetës "Bashkimi i kombit" botuar në Manastir më 1909-1911.
 
Gjatë [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]] (1916), kur francezët bombarduan dhe dogjën Manastirin, me shumë të tjerë edhe [[''Tajar Zavalani | Tajar Zavalani]]'' la vendlindjen dhe shkoi në [[Selaniku|Selanik]]. Aty u hapën disa shkolla franceze, rreth të cilave u mblodhën nxënësit refugjatë. Tajari i dha të gjitha provimet gjatë gjithë viteve që mësoi aty, ku mbaroi edhe studimet në degën e letërsisë. Sipas dëshmisë së konsullit francez, i cili i kishte dorëzuar diplomën, Tajari në atë kohë ishte laureati më i ri që kishte kryer studimet në universitetet franceze.
 
Më 1922 ai vjen në [[Tirana|Tiranë]] për të filluar punë në Ministrinë e Jashtme. Në fillim qe emruar sekretar i Komisionit Shqiptar për Çështjet e Kufijve, të cilin e kryesonte Ali [[Pasha]] Kolonja. Ky Komision merrte pjesë në grupin e përfaqësuesve ndërkombëtar të shteteve të ndryshme, që kishin mbi vete këtë çështje. Në fakt kufijtë ishin të caktuar në Konferencën e Paqes, mirëpo ky Komision kishte për detyrë t'i zbatonte përfundimet e bëra që të ishin sa më të natyrshme.