[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
pp
v Rregullim i gabimeve me referimet
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 116:
 
== Lidhja nxënës- kurrikul ==
Nxënësit janë një element i rëndësishëm në mjedisin e të nxënit dhe konsumatorët përfundimtarë të tij. Shumë autorë kanë theksuar rolin e nxënësve si aktorë kyç në reformën shkollore dhe ne vendimmarrje. Megjithatë, elementi "nxënës" duhet të fitojë legjitimitet ne mesin e aktorëve të tjerë të fuqishëm në shkollë, nëse duam që të ndodhë një gjë e tillë. Nxënësit ndikojnë te kurrikulat, duke qenë ndërmjetës të tyre - ata vijnë në klasë si përfaqësues të rrethanave të ndryshme vetjake, familjare, kulturore, etj., dhe, si rezultat, e shëndrrojnë kurrikulumin e mësimdhënies në mënyra të shumëllojshme (Schubert, 1986)<ref>{{Cite journal|date=1986-12-31|editor-last=Schubert|editor-first=Werner|title=Ausschuß für Aktienrecht|url=http://dx.doi.org/10.1515/9783110888799|doi=10.1515/9783110888799}}</ref>. Nxënësit mund të ofrojnë vizion dhe të jenë pjesëmarrës konstruktivë në planifikimin e kurrikulumit, nëse mësuesit dhe administratorët u krijojnë mjedise në të cilat ata kanë besim dhe ndjejnë se përkrahen (Connect, 2007). Ndonëse mund të mendohet se vendimmarrja nga nxënësit ka potencial të kryhet vetëm në shkollat e mesme, ka shumë faktorë në veprim që e pengojnë pjesëmarrjen e nxënësve. Wilson (2002<ref>{{Cite journal|last=Wilson|first=Sue|date=2002-072007|title=Christine Helen Wilson|url=http://dx.doi.org/10.1192/pb.26.7.276-c|journal=Psychiatric Bulletin|volume=26|issue=7|pages=276–277|doi=10.1192/pb.26.7.276-c|issn=0955-6036}}</ref>) citon disa nga këta faktorë pengues, si mentaliteti i llogaridhënies, përparësitë e tjera të drejtuesëve për institucionin shkollor, si dhe mungesa e gatishmërisë për t'i trajnuar nxënësit ne kryerjen e roleve te vendimmarrjes. Smyth (2006<ref>{{Cite journal|last=Smyth|first=Cherry|date=2006|title=Ellen Gallagher: Salt Eaters, Cherry Smyth, Hauser and Wirth, London, June - July 2006|url=http://dx.doi.org/10.2307/25564479|journal=Circa|issue=117|pages=90|doi=10.2307/25564479|issn=0263-9475}}</ref>) është i mendimit se administratorët në sistemet arsimore nuk e vlerësojnë aq sa duhet rëndësinë shumë thelbësore që kanë marrëdhëniet dhe rolet që mund të luajnë nxënësit në vendimmarrje. Sipas Bryk dhe Schneider (2002<ref>{{Cite journal|last=Schneider|first=Roland|date=2002|title=Prozedurale Programmierung|url=http://dx.doi.org/10.1007/978-3-322-87247-0|doi=10.1007/978-3-322-87247-0}}</ref>), "kjo është më tepër një çështje e mungesës së vullnetit politik, e imagjinatës dhe dëshirës për t'i ndërtuar lidhjet dhe marrëdhëniet përqark interesave të nxënësve.
 
<br />