[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Smallem: Përmirësime teknike dhe rregullime të gabimeve me referimet: (-(\{\{\s*cit[aeio][^\}]*)\|[^=]+=\s*([\|\}]) +\1\2)
Rreshti 14:
U lind në fshatin [[Ljarja|Ljarje]] të [[Kraja|Krajës]] në [[Shqipëria osmane|sundimin]] e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], trevë shqiptare ende sot në [[Mali i Zi|Malin e Zi]], i biri i Bdekut - siç e shkruan në pasthënien e përkthimit.<ref>{{Cite book|last=Rrota|first=Justin|title=Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore|publisher=Botime Françeskane|year=2006|isbn=99943-696-9-5|location=Shkodër|pages=97|language=sq|author-link=Justin Rrota|origyear=1960}}</ref> Me gjasë jetoi pranë ose afër [[Venediku]]t, asokohe në [[Republika e Venedikut|Republikën e Venedikut]]. Ka mëtime që ka qenë ipeshkëv i dy dioqezave në Shqipërinë Veriore ose që ka qenë murg.
 
Veprën "Meshari", Buzuku nisi ta shkruante më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555, në një moshë kur ka qenë burrë i pjekur.<ref name=":Çabej">{{Cite journal|last=Çabej|first=Eqrem|author-link=Eqrem Çabej|date=1977|title=Gjon Buzuku dhe gjuha e tij|journal=Studime gjuhësore|language=sq|volume=VI|pages=25|via=}}</ref> Nga kjo vepër njihet vetëm një kopje e cunguar që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Asaj i mungojnë fletët e para, titulli dhe vendi i botimit, por supozohet se u botua në Venedik. Gjuha e veprës është gegërishtja e shekullit XVI, e shkruar me alfabetin latin të tipit gjysmë gotik. "Kemi të bëjmë pikësëpari, pohon Çabej, me një gjuhë letrare, prodhim i një zhvillimi të mëparmë të shkrimit dhe të përpunimit nga ana e këtij shkrimtari".<ref>{{cite book|last1=Anamali|first1=Skënder|title=Historia e popullit shqiptar|last2=Prifti|first2=Kristaq|publisher=Toena|year=2002|isbn=9992716223|volume=1|place=Tiranë|page=697|language=sq|author-link=Skënder Anamali|author-link2=Kristaq Prifti}}</ref>
 
Meshari përbëhej nga 110 fletë (220 faqe). Kopja e librit që ka arritur është e cunguar, përbëhet nga 94 fletë (188 faqe), i mungojnë 16 faqet e para, ndër to edhe kopertina me faqen kryesore. Duke qenë se Meshari përmban tekste nga [[Dhiata e vjetër]] dhe [[Dhiata e re]], ai nuk është shumë i vështirë për t’u interpretuar, me gjithë ortografinë e ndërlikuar, gjuhën arkaike, gabimet e shumta të shtypit e mungesat e fjalëve. Të 188 faqet e tekstit përmbajnë 154 000 fjalë me një tërësi fjalori prej rreth 1500 leksemash, me vlerë të posaçme për leksikografët dhe gjuhëtarët historikë. Kjo përmbajtje flet për përdorim të gjuhës shqipe në shërbesat fetare, lidhur siç duket me përpjekjet për përdorimin krahas latinishtes edhe të gjuhëve amtare.<ref name="Elsie">{{cite book|author1=Elsie|first=Robert|title=Albanian Literature: A Short History|date=2005|publisher=I.B.Taurus|isbn=1-84511-031-5|page=9|language=en|authorlink1=Robert Elsie}}</ref>