[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v Smallem: Përmirësime teknike dhe rregullime të gabimeve me referimet: (-(\{\{\s*cit[aeio][^\}]*)\|[^=]+=\s*([\|\}]) +\1\2)
Rreshti 23:
Gjyshi, Nikolla (v. 1876) nga Reka e Dibrës (shqiptar sipas Lekosavës, vajza e axhës së Migjenit) shkoi në Podgoricë ku ushtronte zanate ndërtimi dhe mbiquhej ''Nikollë Dibrani''. Në Podgoricë u njoh me Stanka Stanishtin, ortodokse malazeze, pasi u pëlqyen, e grabiti dhe u vendosën në Shkodër. U bënë me dy djem: Kriston/Kërston dhe Gjergjin/Gjokon (1872-1924).<ref name=":2">{{Cite book|last=Ulqinaku|first=Hajro|title=Migjeni në kujtimet e bashkëkohësve|publisher=Princi|year=2011|isbn=9789928404879|location=Tiranë|pages=35-36|language=sq|chapter=Migjeni - si e mbajnë në mend|authorlink=Hajro Ulqinaku}}</ref> Sipas [[Arshi Pipa|Pipës]], familja e tij ishte me origjinë sllave.<ref name=":1">{{Cito web|last=Pipa|first=Arshi|authorlink=Arshi Pipa|year=2014|origyear=1978|title=Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives|trans-title=Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore|url=https://books.google.al/books/about/Let%C3%ABrsia_Shqipe.html?id=kdfaoQEACAAJ&hl=en&output=html_text&redir_esc=y|url-status=live|publisher=Princi|pages=120|language=sq|isbn=978-9928-4090-9-6|translator=[[Primo Shllaku]]}}</ref>
 
Gjergji më 17 shtator 1900 u martua me Sofinë e Anastas Kokoshit.<ref name=":0">{{Cite journal|last=Luarasi|first=Petro|date=25 prill 2018|title=E vërteta mbi trillimet|url=https://atunispoetry.com/2018/04/25/e-verteta-mbi-trillimet-nga-petro-luarasi/|journal=[[Koha jonë]] vj. XXVII|language=sq|volume=96 (8227)|pages=16|via=}}</ref> Më 1910 Gjergji zuri një ushqimore dhe dhjetë vjet më vonë, kur vdiq baxhanaku Ilia Trimçev, mori ëmbëltoren e tij, të cilën e mbajti gjersa vdiq, më 21 mars 1924, në moshën pesëdhjetë e dy vjeç. Qe përfaqësues i komunitetit ortodoks të Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922, ku u shpall [[Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë|Autoqefalia e Kishës Ortodokse]].<ref>{{Harvnb|Idrizi|1992|pages=36-37.}}</ref>
 
Në këtë dyqan e ndihmoi fëmija i parë i shtëpisë, Nikolla, që pati lindur më 30 tetor 1901 dhe vdiq një mot pas t'et nga pleuriti. E ëma vdiq që në 1916 duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza). E ëma ish edukuar në seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane. E dërrmuar nga këto fatkeqsira që e pllakosën njëra pas tjetrës, vdiq më 1926 edhe gjyshja tetëdhjetëvjeçare. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore [[Serbët në Shqipëri|serbe]] në Shkodër.<ref name="Mgj">Shiko faqja 12 nga [http://shqiptarortodoks.com/tekste/legjislacioni/statuti_1923.pdf Teksti mbi orthodokset shqiptar] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20110716063729/http://shqiptarortodoks.com/tekste/legjislacioni/statuti_1923.pdf |date=16 korrik 2011 }} nën emrin ''Gjiko Nokoliq''; 2) fq. 8-9. 3) fq. 3</ref>