Hamdi Salihi: Dallime mes rishikimesh

futbollist shqiptar
Content deleted Content added
Fillova artikullin
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 21 maj 2007 07:01

Hamdi Salihi (i lindur më 19 janar, 1984 në Shkodër, Shqipëri) është futbollist shqiptar. Ai luan si sulmues për kombëtaren shqiptare dhe për SV RiedAustrisë në nivel ekipor.

Hamdi Salihi e filloi karrierën e tij futbollistike në KS Vllaznia Shkodër prej nga në vitin 2004 kaloi te Panionios në Greqi. Në fillim të sezonës 2005/06 kthehet në Shqipëri për të luajtur te SK Tirana ku arriti ta fitoi Kupën dhe këpucën e artë si golashënuesi më i mirë i sezonës 2005/06. Ai vazhdoi me SK Tirana edhe një gjysëm sezonë, sërish duke qenë golashënuesi më i mirë në kategori para se të kalonte te SV Ried i Austrisë në fillim të vitit 2007. Ai e mbaroi sezonin e parë te SV Reid me 6 gola të shënuar dhe i ndihmoi ekipit të tij të shpallen nën-kampion të Bundesligës Austriake në futboll.

Hamdi Salihi është pjestar i kombëtares shqiptare të futbollit, sidoqoftë ende nuk ka arritur të fytet në ekipin e parë dhe aktualisht me një ndeshje të zhvilluar nuk ka arritur të shënoje asnjë gol.

Lidhje të jashtme

Hamdi Salihi Statistikat UEFA.com