[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Smallem: Përmirësime teknike dhe rregullime të gabimeve me referimet: (-(\{\{\s*cit[aeio][^\}]*)\|[^=]+=\s*([\|\}]) +\1\2)
Rreshti 57:
Qeveria Rama dha në vitin 2017 Rrugën e Kombit me konçesion me një kontratë të mbushur me parregullsi e akte të kundraligjshme, si p.sh. shënimi që pagesa është taksë dhe mblidhet e i shkon në llogari firmës private që merr rrugën me konçesion. Tarifat variojnë nga 5€-22,5€ për një kalim. Trari dhe mbledhja e pagesës fillon më datë 25 mars 2018, duke sjellë paralajmërim nga qytetarët shqiptarë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që kjo do të sjellë dëme të mëdha për ekonominë e Republikës së Shqipërisë, si dhe izolimin e qytetit të Kukësit.
Më 27 mars, kuksianët paralajmëruan një protestë masive për datën 31 mars 2018. Ndërkohë, më 28 mars, 150 kamionë nga Republika e Kosovës protestuan duke bërë rrugën bosh deri në Kukës e u kthyen përsëri në Doganën e Morinit. Më 31 mars, gati gjysma e popullsisë së qytetit të Kukësit, plus qindra të tjerë të ardhur nga Peja, Gjakova, Prizreni, Hasi e Tirana, u tubuan për protestën e paralajmëruar. Kur u afruan te trari i pagesës në Kalimash, policia i qëlloi me gaz lotsjellës dhe i rrahu me shkopa gome 5 të moshuar që ishin në krye të protestuesve. [[Skeda:Kalimash, Kukës, 2018.jpg|parapamje|Thyerja e trarit të Kalimashit, Kukës, 31 mars 2018]]
Kjo solli reagimin e turmës, e cila qëlloi me gurë forcat e policisë, theu barrikadën e tyre dhe sulmoi e dogji kioskat e pagesës, si dhe hoqi trarët. Protestuesit u larguan për në Kukës pasi iu dha fjala nga policia që nuk do të arrestohen. Me urdhër të kryeministrit Rama, në Kukës u dërguan rreth 60 autoblinda e makina policie me qindra policë të armatosur, duke vendosur qytetin në një shtetrrethim të paligjshëm, e duke rrëmbyer në orën 3 të mëngjesit 23 kuksianë nga shtëpitë e tyre. Ditën pas djegies së trarit, kryeministri Rama dhe ministra të qeverisë dolën publikisht nëpër televizionet kombëtare shqiptare, duke fyer qytetarët e kukësit e duke i quajtur ata "barbarë" e "vandalë", e duke kërcënuar se do të hakmerren ndaj Kukësit<ref>{{Cite web|url=https://www.kohajone.com/2018/03/31/proteste-ne-rrugen-e-kombit-rama-barbaret-do-arrestohen-kryemadhi-fundi-i-qeverise-filloi/|title=Protestë në Rrugën e Kombit. Rama: Barbarët do arrestohen.|accessdate=25 qershor 2019|archiveurl=https://web.archive.org/web/20191029132951/https://www.kohajone.com/2018/03/31/proteste-ne-rrugen-e-kombit-rama-barbaret-do-arrestohen-kryemadhi-fundi-i-qeverise-filloi/|archivedate=29 tetor 2019|url-status=dead}}</ref>. Gjyqi i kuksianëve të rrëmbyer u bë në Tiranë më 4 prill 2018, duke fallsifikuar edhe raportet e arrestimit dhe nën bllokimit e gjysmës së Tiranës nga mijëra forca policore që shumë tiranasve u kujtoi gjyqet e regjimit komunist para viteve '90<ref>{{Cite web|url=https://www.reporter.al/prokuroria-ngre-tre-akuza-per-protestuesit-e-arrestuar-te-rruges-durres-kukes/|title=Prokuroria e Kukësit i dorëzoi gjykatës kërkesat për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 23 protestuesve të arrestuar, duke kërkuar “arrest me burg” për 11 prej tyre dhe masa më të lehta sigurie për 12 të tjerët.}}</ref>. 12 kuksianë u lanë të lirë me detyrim paraqitje ndërsa 11 prej tyre u dënuan me burg<ref>{{Cite news|url=https://klankosova.tv/policia-arreston-naten-qytetaret-neper-banesa-per-protesten-te-rruga-e-kombit/|title=Policia arreston natën qytetarët nëpër banesa për protestën te “Rruga e Kombit|last=|first=|date=1.04.2018|work=|access-date=}}</ref>.
 
== Gjeografia ==