[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Rregullime automatike të gabimeve me referimet
v Smallem: Përmirësime teknike dhe rregullime të gabimeve me referimet: (-(\{\{\s*cit[aeio][^\}]*)\|[^=]+=\s*([\|\}]) +\1\2)
Rreshti 12:
 
=== Veprimtaria politike ===
Hyn në politikë pas pushtimit të Mbretërisë Serbo-kroato-sllovene më 17 prill 1941, pёr organizimin e pushtetit nё rajonin Mitrovicë-Podujevё-Vushtrri, që ishte ajo pjesë e trevës së Kosovёs nёn pushtimin gjerman. I cilësuar si njeri i afërt me të Plotfuqishmin e Reich-ut në Europën Juglindore [[Hermann Neubacher]],<ref>{{Cite book|title=Kombësia dhe feja në Shqipëri ([[Gjuha italiane|it.]] Nazione e religione in Albania (1912-1944)|last=Della Rocca|first=Roberto Morozzo|publisher=Elena Gjika|year=1994|isbn=|location=Tiranë|pages=241|translator=[[Luan Omari]]}}</ref> të cilit i kishte fituar besimin; themeloi administratën me nëpunës, agronomë, arsimtarë shqiptarë. Mendohet të ketë punuar pranë [[Abwehr]], shërbimit informativ ushtarak gjerman për një kohe të pacaktuar.<ref>Bernd Fischer, Albania at War (1999), p.161.</ref> Në bashkëpunim me [[Rexhep Krasniqi]]n dhe [[Ernest Koliqi]]n, hap shkolla shqipe në territoret shqiptare të ish-Mbretërisë SKS, e drejtë e cila ishte mohuar nga ish-mbretëria.<ref>Judah T., ''Kosovo: War and Revenge'', New Haven, Connecticut: Yale University Press. 2002. fq 141. <nowiki>ISBN 978-0-300-09725-2</nowiki>.</ref><ref>Ramet S. P., [https://books.google.com/books?id=FTw3lEqi2-oC ''The Three Yugoslavias: State-Building and Legitimation, 1918–2005'']. Bloomington, Indiana: Indiana University Press. 2006. fq. 141. <nowiki>ISBN 978-0-253-34656-8</nowiki>.</ref>
 
Pasi takoi Neubacher në Beograd, niset për Tiranë<ref name=":2" /> me Ago Agajn dhe me vete batalionin "Kosova". Deva merr postin e min. të Brendshëm në qeverinë [[Rexhep bej Mitrovica|Mitrovica]].
Rreshti 23:
Pas mbarimit tё luftёs shkoi nё [[Austri]] në dhjetor të 1944, mandej në Itali, nga Italia në [[Egjipt]] më 1947 ku takohet me [[Mbreti Zogu I|Mbretin Zog]]. Takoi anëtarët e grupeve politike të ndryshme dhe nënshkroi një protokoll të quajtur "Protokolli i Aleksandrisë" me katër pika.<ref name=":2" />
 
Nga Egjipti në Damask të Sirisë në fund të 1947. Këtu filloi një aktivitet politik, sikurse botimi i gazetës "Bashkimi i Kombit" në vitin 1948, si zëdhënse e parë e nacionalizmit shqiptar, pas Luftës II Botërore. Në shkurt të vitit 1948 ambasada amerikane në Romë e thërret, ku dhe kthehet. Nga 20 prill 1950 largohet drejt Greqisë e Turqisë e Egjiptit që të takonte dhe rekrutonte njerëz në dobi të axhendës së [[Komiteti Kombëtar "Shqipëria e Lirë"|Komitetit Kombëtar "Shqipëria e Lirë"]]<ref name=":2" /> dhe [[Operacioni "Valuable"|operacionin "Valuable"]]. I zhgënjyer, kthehet në Romë ku punoi pranë Zyrës Polake për Ndihmën e Emigrantëve duke mbledhur fonde për emigrantët shqiptarë.<ref name=":3">{{Cite book|title=Biographical Dictionary of Central and Eastern Europe in the Twentieth Century|last=Roszkowski|first=Kofman|publisher=Routledge|year=2016|isbn=9781317475941|location=|pages=195}}</ref>
 
Në vitin 1956, Deva shkoi në Amerikë. Në fillim jetoi e punoi në New York, më vonë në Boston, kurse në vitin 1960 shkoi në Kaliforni, ku vendoset në Calavera County.