Palokë Kurti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Rregullime automatike të gabimeve me referimet
v Smallem: Përmirësime teknike dhe rregullime të gabimeve me referimet: (-(\{\{\s*cit[aeio][^\}]*)\|[^=]+=\s*([\|\}]) +\1\2)
Rreshti 2:
 
== Biografia ==
U lind në Shkodër më 3 korrik 1860 në gjirin e një familje zanatçinjsh. I ati la zanatin dhe u bë postier<ref name=":0">{{Cite book|title=Palokë Kurti (1860 - 1920)|last=Shllaku|first=Lec|authorlink=Lec Shllaku|publisher=At Gjergj Fishta|year=2005|isbn=9994381016|location=Shkodër|pages=14}}</ref> i konsullatës angleze, por më 1863 vritet në Shtoj të [[Ulqini|Ulqinit]].<ref name=":3">{{Cite book|title=Shkodra dhe motet v. II|last=Bushati|first=Hamdi|authorlink=Hamdi Bushati|publisher=Idromeno|year=1999|isbn=|location=Shkodër|pages=210-211|oclc=41096394}}</ref> U rrit pranë jetimores së drejtuar nga françeskani italian P. Tomë Markoci (Tommaso Marcozzi), prej të cilit mori bazat e dijeve muzikore. Për arsye ekonomike e ëma e futi të punonte në ''Kafe'' ''Adriatikun'' të [[Parga|pargaliut]] Anastas Papaniku,<ref name=":0" /> ku qe në kontakt me ''[[Ahengu|ahengjet]]'' dhe muzikën qytetare të kohës, por edhe të ndikimeve të huaja ardhur nga italianët që kishin gjetur strehë në qytet pas bashkimit të Italisë.<ref>{{Harvnb|Shllaku|2005|pages=15, 17}}.</ref> Kurti zuri miqësi me të birin e Papanikut, Gjonin, dhe më pas u martua me të bijën, Angjelinën.<ref name="lk">{{Cito web|url=http://www.zemrashqiptare.net/news/id_8252/Lec-Kurti,-madh%C3%ABshti-e-dyfisht%C3%AB-e-kompozitorit-dhe-diplomatit.html|title=Lec Kurti, madhështi e dyfishtë e kompozitorit dhe diplomatit|date=2003|website=zemrashqiptare.net|publisher=Panorama. - Nr. 388; 2 nëntor|last=Shupo|first=Sokol|authorlink=Sokol Shupo|editor-last=Kondi|editor-first=Luan|pages=12 - 13}}</ref>
 
Më 1876 me ndihmën e napolitanit Xhiovani Kanale (Giovanni Canale), P. Markoci hapi bandën e parë muzikore në qytet,<ref>{{Cite book|title=Provinça Françeskane Shqiptare|last=Kurti|first=P. Donat|authorlink=Donat Kurti|publisher=Botime Françeskane|year=2003|origyear=1965|isbn=99927-789-1-1|location=Shkodër|pages=34}}</ref> ku u bënë pjesë edhe i riu [[Kolë Idromeno]] me [[Mati Kodheli|Mati Kodhelin]]. Banda u krijua dhe më 1880 Canale u largua nga vendi dhe i la baketën dhe drejtimin e bandës Kurtit.<ref>{{Harvnb|Shllaku|2005|pages=20-21}}.</ref> Banda që njihej në mjediset shkodrane si ''Daulla'', u vu në shërbim të Degës së Shkodrës të [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]] më 1881, ngjarje për të cilat Kurti punoi veprën "Bashkimi i Shqypnisë" dhe marshin "Turqit në Maqedoni". Për veprimtarinë e tij u internua nga autoritetet osmane në Diarbekir për 20 muaj.<ref>{{Harvnb|Shllaku|2005|pages=44, 46}}.</ref>
Rreshti 14:
 
== Vepra ==
Kurti ka qenë kompozitori i parë që shkroi këngë, shumica e të cilave të mbështetura te sharkia ose peshrefi. Këngët e tij diktojnë një nismë origjinale për t'i nxjerrur në pah muzikës së ahengut shkodran motive më autentike vendore, krahas muzikës së deriatëhershme që ishte e pashkruar e ndikuar nga muzika osmane. Popullariteti i këngëve të Kurtit bëri që ahengxhinjtë të përvetësonin dhe shpërndanin një muzikë më të përpunuar sesa jonet instrumentale të deriatëhershme.<ref>{{Cite book|title=The Mediterranean in Music: Critical Perspectives, Common Concerns, Cultural Differences|last=Cooper|first=David|publisher=Scarecrow Press|year=2005|isbn=9780810854079|location=|pages=35}}</ref>
 
Me cilësinë e rapsodit, poetit dhe këngëtarit të apasionuar të këngës popullore shkodrane, Palok Kurti arriti që nuancat më të holla të kësaj kënge t'i mishëroje në mënyrë të përsosur në krijimet e tij të pavdekshme : marshin “''Bashkimi i Shqipërisë''” më 1881 kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ,“''Marshallah bukurisë sate''”, “''Ta dish, ta dish''”, “''Për mue paska kenë kismet''”, “''Karajfil të zgiodha''”, ”''Kur fillon drita me dalë''”, “''Të due, moj të due''”, “''Karajfili i kuq si gjaku''” etj., këngë të cilat, në gojën e këngëtares [[Marie Kraja]], do të arrinin majat ma të larta të krijimeve popullore shqiptare.