[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Smallem: Përmirësime teknike dhe rregullime të gabimeve me referimet: (-(\{\{\s*cit[aeio][^\}]*)\|[^=]+=\s*([\|\}]) +\1\2)
Rreshti 5:
== Biografia ==
 
U lind në Gjirokastër, i biri i Iljaz Hilmi Omarit dhe Rehos,<ref name="shk">{{Cite journal|last=Koli|first=Shpëtim|date=13 korrik 2011|title=Rrëfimi në gjyq i Bahri Omarit për takimet ilegale me Enver Hoxhën|url=http://albdreams.blogspot.al/2011/07/rrefimi-ne-gjyq-i-bahri-omarit-per.html|url-status=live|journal=Mapo|page=13|issue=313|language=sq}}</ref> i ati ishte pronar i vogël tokash. U shkollua në ruzhdijen vendase dhe më pas në idadijen e Janinës,<ref>{{Cite journal|last=Clayer|first=Nathalie|date=2020|title=Studentët shqiptarë në Mekteb-i Mülkiye: rrjetet shoqërore dhe prirjet ideore|journal=Përpjekja|language=sq|volume=XXI|issue=36-37|pages=252}}</ref> më tej në Shkollën Civile të Administratës Mbretërore "[[Mejtepi Mylkie|Mekteb-i Mülkiye-i Şahane]]" në Stamboll për Shkenca Politike-Administrative ku u diplomua më 1911.<ref>{{Cite book|url=https://books.google.al/books/about/Late_Ottoman_Society.html?id=5FMoWJFs73gC&redir_esc=y|title=Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy|last=Özdalga|first=Elisabeth|publisher=Psychology Press|year=2005|isbn=9780415341646|location=|pages=315|language=en}}</ref> Asokohe ishte i abonuar në gazetën frënge ''Le Temps''.<ref>{{Harvnb|Clayer|2020|page=234.}}</ref>
 
Në moshën 25 vjeçare u emërua [[Kazaja e Himarës|nënprefekt i]] [[Himara|Himarës]]. Organizoi dhe udhëhoqi çetat patriotike kundër andarteve greke gjatë pushtimit grek të Shqipërisë së jugut që zgjati deri nga mbarimi i [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]].<ref>{{Cite book|title=Bahri Omari: jeta dhe veprimtaria|last=Omari|first=Donika|publisher=Kumi|year=2015|isbn=978-9928-181-39-8|location=Tiranë|pages=5|language=sq}}</ref>
Rreshti 15:
Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit nga [[Mbreti Zogu I|Ahmet Zogu]] në vitin 1924, Omari lëvizë nepër Europë gjatë kohës u formua dhe "Bashkimi Kombëtar" ku aderoi.<ref name="shk"/> Në Bari u ngulit ku ai qëndroi deri më 1939. Këtë vit ai u kthye në Tiranë, i survejuar nga italianët.<ref name="ER">{{Cite web|url=http://www.albanianhistory.net/1945_Albanian-Treason-Trial/index.html|title=Albanian treason trials: (known as war criminal trials): March-April 1945|date=1945|website=albanianhistory.net|last=Vandeleur|first=Robinson|language=en}}</ref> Në 1942 u bë anëtar i organizatës [[Balli Kombëtar]]. Enver Hoxha strehohej shpesh në shtëpinë e tij në Tiranë që ia kishte marrë me qira Ali Mulletit. E ndihmoi shumë Enver Hoxhën ekonomikisht gjatë kesaj periudhe ashtu siç e kishte ndihmuar edhe më parë gjatë studimeve të tija të paplota në perëndim. Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e [[Rexhep bej Mitrovica|Rexhep Mitrovicës]] 5 nëntor 1943-16 qershor 1944.
 
Për këtë pozicion që ai mbajti u arrestua dhe u burgos pas ardhjes në pushtet të partizanëve. Gjatë burgut luante shah, siç kishte bërë edhe gjatë emigracionit sipas [[Kol Tromara|Kol Tromarës]] - mik i ngushtë i tij qyshë nga kohët e emigracionit anti-zogist.<ref>{{cite journal|last=Kaloçi|first=Dashnor|title=Burgu i Tiranës: Ja misteret e tij në vitin 1945: Dëshmia e Xhemal Alihmehmetit|journal=Gazeta shqiptare|issue=1848|date=19 prill 2001|pages=12-13|language=sq}}</ref> në vitin 1945 ai u arrestua dhe u dënua me vdekje nga [[Gjyqi Special, 1945|Gjyqi Special]].<ref name="ER" /> Prokuror i çështjes ishte [[Bedri Spahiu]], ndërsa kryetar i Trupit gjykues zëvendëskryeministri, gjeneral-lejtënant [[Koçi Xoxe]], një njeri me shkollim fillore, me profesion teneqexhi, ashtu si edhe prokurori Spahiu: një ish-toger i çgraduar dhe i çmobilizuar i Ushtrisë Mbretërore që në vitin 1935, pa kurrfarë formimi juridik dhe njohje të ligjeve. Gjyqi u zhvillua në kinema "Kosova" (sot "Teatri Kombëtar"), ndërsa mijëra vetë e ndiqnin atë nëpër rrugë nga altoparlantët që qenë vendosur kudo në Tiranë. Vendimi u dha më 13 prill 1945, ora 10.00.<ref>{{Cite book|title=Enver Hoxha: e para biografi e bazuar në dokumente të arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën|last=Fevziu|first=Blendi|publisher=Uet press|year=2011|isbn=9789995639358|location=Tiranë|pages=|language=sq}}</ref> U ekzekutua ditën e nesërme në një hendek tek Kodra e Priftit në Tiranë.<ref name="ER" /> Para pushkatimit u thirri shokëve:<ref>{{Harvnb|Omari|2015|page=65.}}</ref>
 
:<blockquote>“Ktheni ballin nga pushkët! Tradhtarët vriten pas shpine. Ne nuk jemi tradhtarë. Historia do të jetë gjyqtari i paanshëm”.</blockquote>