Shahin Kolonja: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Smallem: Përmirësime teknike dhe rregullime të gabimeve me referimet: (-(\{\{\s*cit[aeio][^\}]*)\|[^=]+=\s*([\|\}]) +\1\2)
v Smallem: Përmirësime teknike dhe rregullime të gabimeve me referimet: (-(\{\{\s*cit[aeio][^\}]*)\|[^=]+=\s*([\|\}]) +\1\2)
Rreshti 3:
 
== Biografia ==
U lind në vitin 1865 (ose 1867) në fshatin [[Starje]] të [[Kazaja e Kolonjës|kazasë së Kolonjës]], i biri i Kahreman beut të familjes Ypi, njëra prej familjeve [[bektashi]]e më të rëndësishme të krahinës.<ref>{{Cite journal|last=Olgun|first=Said|date=|title=Bir Arnavut Milliyetçisi: Şahin Kolonya (1867-1917)|url=https://www.researchgate.net/publication/326752243_Bir_Arnavut_Milliyetcisi_Sahin_Kolonya_1867-1917|journal=Journal of Ottoman Legacy Studies (JOLS)|volume=5|pages=187-205}}</ref> Ndoqi dhe kreu ''[[ryzhdije]]n'' në [[Korçë]] dhe shkollimet e larta i vijoi në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "[[Mejtepi Mylkie|Mülkiye-i-Sehahané]]" për ekonomi dhe administratë civile më 1891. Gjatë studimeve në kryeqytet u njoh me [[Ibrahim Temo]]n dhe vëllezërit Frashëri, [[Sami Frashëri|Samiun]] me [[Naim Frashëri|Naimin]]. Pas shkollës caktohet zëvendësdrejtor i Shkollës Bujqësore në [[Selaniku|Selanik]], ku më pas dha edhe mësim.<ref name=":1">{{Cite book|title=Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy|last=Özdalga|first=Elisabeth|publisher=Routledge|year=2013|isbn=9781134294732|pages=312-313}}</ref>
 
Më 1893 u transferua në gjimnazin e shtetit (''[[idadije]]n'') në [[Edrene]], ku jepte [[turqisht]], fizikë dhe matematikë<ref name=":1" /> (astronomi).<ref name=":0">{{Cite book|title=Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942)|last=Vllamasi|first=Sejfi|publisher=Vllamasi|year=2012|isbn=978-9928-140-54-8|location=Tiranë|pages=32, 34, 52}}</ref> Më 1896 transferohet në ''idadijen e'' [[Gjymylxhine|Gymylçinës]] (Komotinit) ku dha histori, gjeografi e turqisht. Atje bënte propagandë patriotike mes shqiptarëve të atjeshëm, të cilët i organizonte dhe u shpërndante libra, gazeta dhe të gjitha mjetet propagandistike kombëtare.<ref name=":1" /><ref name=":0" /> Më 1898, pasi kishte arritur moshën, u emërua [[Kajmekami|kajmekam]] i [[Kazaja e Kozhanit|Kozhanit]] në [[Vilajeti i Manastirit|Vilajetin i Manastirit]], bisedoi për idenë e tij të botimit me konsullin austro-hungarez të [[Manastiri (qytet)|Manastirit]]. Më 1900 u transferua në Malin e Athosit (''Ayonoros''), por pas pak kohe u pezullua pasi kishte marrë një letër nga [[Ismail Qemali|Ismail Qemal bej Vlora]], që e ftonte në Evropë që të botonin një të përkohshme. Gjatë një qëndrimi në [[Stamboll]], përktheu në gjuhën turke traktatin politik të Sami Frashërit ''Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet.'' Në nëntor të 1900, u emërua kajmekam i [[Kazaja e Vlorës|Vlorës]], u largua për në Bruksel ku pasi takoi [[Faik bej Konica|Faik Konicën]] dhe Ismail Qemalin, nuk ranë dakord mbi çështjen e botimit të një të përkohshmeje.<ref name=":1" /> U vendos në [[Sofja|Sofie]], ku nga nëntori i 1901 e deri më 1908 botoi gazetën ''Drita,''<ref>{{Cite book|title=Shënime historike|last=Merlika-Kruja|first=Mustafa|publisher=Omsca-1|year=2011|isbn=978-9928-132-00-0|location=Tiranë|pages=427}}</ref> i ndihmuar nga [[Kristo Luarasi]]t, që zotëronte një shtypshkronjë dhe me ndihmën financiare austro-hungareze. ''Drita'' ishte e përkohshmja më e lexuar e kohës, që në radhët e saj mbante qëndrim kundër despotizmit të [[Abdyl Hamiti II|Abdyl Hamidit]] dhe kundër [[Xhonturqit|Xhonturqve]].