Kristo Luarasi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Nëntor → nëntor (2), Dhjetor → dhjetor duke përdorur AWB
vNo edit summary
Rreshti 8:
Shtypshkronja “Mbrothësia” shtypi abetare, gramatika, libra te këndimit dhe te shkencave. Kristo së bashku me Kostën dhe Mithat bej Frashërin arriti të botojë ''Ditërëfenjës''-in ose ''Kalendarin Kombiar ''që u botua përvit me ndonjë shkëputje prej 1897 gjer më 1928. Shtypshkronja pati meritë për përhapjen e letrave shqipe dhe botimin e 37 vëllimeve që nga [[vëllezërit Frashëri]], kristomatitë e përgatitura nga [[Gjergj Qiriazi]], "Valët e Detit" te [[Spiro Dine]]s, [[Said Najdeni|Hoxhë Vokës]], etj. Në vitin 1899 Kristo P. Luarasi, sipas porosise që kishte marre edhe nga kryesia e shoqërisë “Dëshira” u nis për në Shqipëri, Kalabri e Siçili tek arbëreshët e Italisë<ref name=":0" />, Stamboll, për t'u takuar me vëllezërit Frashëri. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që duke u vënë në kontakt me rilindasit më të shquar të kohës të hartonin një program te përbashkët për botimin e librave te tyre në shtypshkronjën “Mbrothësia” me alfabetin e Stambollit. Pasi u kthye në Sofje, me 23 shtator 1900, ai i dërgoi një letër përkrahësit dhe mësuesit te tij në Bukuresht, Nikolla Naços, ku, si përshkruan përipecitë e udhëtimit gjatë te cilit ai ishte i pajisur me tri pasaporta të rreme për t'u shpëtuar ndjekjeve që autoritetet turke u bënin te gjithë atyre që lëviznin me botime shqipe në duar, ndër te tjera, nënvizon se për mbarëvajtjen e përhapjes e kulturës dhe të librit shqip shihet i nevojshëm krijimi sa më parë i një “shoqërie për shkollat dhe i një shoqërie për të shtypur librat”. Ndërkohe [[Shahin Kolonja]] ndodhet në Sofje, dhe, pas punës përgatitore për grumbullimin e lëndes, me [[1 nëntor]] [[1901]], në shtypshkronjën “Mbrothësia” u shtyp numri i parë i gazetës "[[Drita (gazetë)|Drita]]" me ndihmën austro-hungareze<ref>Özdalga E., ''Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy'' (I ed.). Routledge. fq. 294, 315–317. ISBN 978-0415665445.</ref>, të cilën e botoi prej 1901 deri më 1908. Abetaret e [[Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip|Shoqërisë së Stambollës]] u ribotuan dendur për t'u shpërndarë n'atdhe U martua në vitin 1904 me Polikseni Dhespotin nga Lunxhëria që ishte mësuesja e pare e shkollës se pare te vashave në Korçë. Pati tre djem dhe një vajzë. Më i madhi [[Thoma Luarasi|Thomai]] që pat mbaruar shkollën për diplomaci, Skënderi që mbaroi shkollën për inxhinier-arkitekt dhe Theodhorin i cili punoi për gjithë kohën në shtypshkronjë te cilën e administroi edhe pas vdekjes së Kristos, si dhe vajzën Margarita.
 
Duke u kthyer nga një udhëtim në Manastir e në Selanik i dërgoi “Pleqërisë së shoqërisë Bashkimi” në Bukuresht me 22 gusht 1908 ku në mes te tjerash shkruante: ”... Qëllimi ynë është tani që të vete në Selanik, sëbashku me shtypshkronjën.” Synimi kryesise se shoqërisë “Dëshira” si edhe i botuesit e drejtuesit te “Mbrothësisë” Kristo P. Luarasi ishte që arma e fuqishme e botimeve në gjuhën shqipe të ndikonte në mënyre sa më të fortë në lartësimin e ndjenjës kombëtare. Për ketë arsye u vendos transferimi i shtypshkronjës nga Sofja në qytetin e Selanikut, i cili ishte në atë kohë jo vetëm një qendër e rëndësishme e perandorisë turke po edhe një qendër e madhe e grumbullit të shqiptarëve kalimtarë, nëpunës e ushtrues mjeshtërish te ndryshme. Më 1908 Shahini u zgjodh deputet në [[Asambleja e Përgjithshme e Perandorisë Osmane|Mexhlisin Osman]], duke hequr kështu dorë nga gazeta, vendin e të cilës e zuri "''[[Liri e Shqipërisë (gazetë)|Liri e Cqipεrisε]]" ''numrat e së cilës dolën në fillim në Sofje e mandej në [[Selanik]] 1911-'15.
 
Më 3 nëntor 1911 në Sofje gjehet [[Fan Noli]], i ftuar nga kolonia shqiptare me nisëm të Kristos, ku ai mbajti dy mesha në gjuhën shqipe. Sinodi i popullit bullgar vuri në dispozicion te tij kishën “Sveti Spas”. Vizitoi shtypshkronjën “Mbrothësia” dhe shtëpinë e Kristos.