Dallime mes rishikimeve të "Mark Kakarriqi"

ska përmbledhje të redaktimeve
Shkëlqen si tregtar gruri, edhe kur Rusia gëlonte nga luftrat civile mes ushtrisë së kuqe e asaj të bardhë, ai shkarkonte grurë në Shën Pjetërburg. Arrestohet në Rusi si antikomunist, lirohet pas pak ditësh, pasi doli garant për të gruaja e ministrit të Brendshëm të Rusisë, me të cilën kishte pasur njohje nga jeta mondane në Vjenë. Në atë kohë Rusia përjetonte një krizë të madhe. Mark Kakarriqi bleu disa vepra arti, si pikturën “Çifuti shëtitës” që i takon Rembrandit ose shkollës së Rembrandit, por ndoshta edhe Venerën e Kanovas. Mbas shumë aventurash kthehet në Shkodër, ndërton shtëpinë e tij prej 2500 metrash katrorë, si dhe solli që nga Holanda strukturën e një varri monumental për veten e tij, të cilën e vendosi para vdekjes në varrezat katolike të Shkodrës.
 
Më 26 dhjetor 1926, u dekretua një koncension mes qeverisë shqiptare dhe firmës vll. Kakarriqi për ndërtimin e një fabrike birre në Shkodër. Pas një viti koncesionari ka formuar shoqërinë anonime në emrin “Birra Kakarriqi Shkodër” me një kapital 750 mijë franga ari dhe ka hartuar edhe statutin e saj, që u dekretua në 1 mars 1928.<blockquote>“''<small>Për arsye të ndryshme shoqeria ka kërkuar shpesh herë zgjatime të afatit për plotësimin e detyrimeve të saj dhe i janë akorduar nga qeveria shtyrje të afatit</small>''”</blockquote><blockquote>[[Haxhi Shkoza]] tek “Financat e Shqipnís”.</blockquote>Gjithashtu qe kryetar i Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë.
 
Gjatë pushtimit italian, Kakarriqi u bë kryebashkiak i qytetit të Shkodrës deri në vdekjen e tij. Varri i tij monumental ndodhej në Shkodër, më pas u prish dhe eshtrat iu shpërndanë.