Jahja Ballhysa: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 2:
 
== Biografia ==
Pasi kreu studimet në [[Kolegji Shën Adriani|Kolegjin ei Shën Adrianit]][[Shën – MitërMitri (KalabriItali)|Shën Mitri]] u kthye në vendlindje, në Durrës, ku u lidh me rrethet atdhetare të qytetit. Mori pjesë në [[Kongresi i Elbasanit|Kongresin Arsimor të Elbasanit]] më 1909. Duke kapërcyer pengesat e autoriteteve xhonturke, hapi në Durrës klubin “[[Komiteti "Bashkim e përparim"|Bashkimi]]” (1909) dhe u zgjodh kryetar i tij. Në shtëpinë e Jahja Ballhysës dhe me mjetet e tij financiare u hap shkolla e parë shqipe në Durrës. Mori pjesë në kryengritjet kundërosmane të v. 1910-1912. Dha ndihmesë të vyer edhe në fushën e publicistikës, në mënyrë të veçantë, duke i bërë thirrje popullit të mbështeste kryengritjen e malësorëve më 1911. Përfaqësoi krahinën e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
 
Ballhysa nënshkroi në emër të parisë së Durrësit peticionin që paritë e qyteteve kryesore të Shqipërisë më 12 korrik 1918 i drejtuan presidentit të ShBA Wilson, të cilit i kërkuan të ndikonte në Konferencën e Paqes në Paris për të vënë në vend padrejtësitë e Traktatit të Londrës ndaj Shqipërisë. Në vitet 1922-1923 u vu në krye të forcave përparimtare të qytetit të Durrësit, u zgjodh kryetar bashkie nga opozita dhe u përfshi në lëvizjen e marsit 1922. Për këtë u arrestua dhe u dënua me burgim të rëndë nga qeveria e A. Zogut. Në revolucionin Demokratik të qershorit mbështeti qeverinë e Nolit. Vdiq në Durrës.<ref>"Fjalori Enciklopedik i Shqipërisë" Albanian Academy of Science.ISBN 978-99956-10-27-2</ref><ref>dokumentari tv -misteret e 28 nëntorit- dhe -nënshkruesit e deklaratës se pamvarësisë- te wkp</ref>