Aleksandër Xhuvani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 3:
== Biografia ==
 
U lind më 14 mars të vitit 1880 në Elbasan.,<ref>Bardhyl Graceni: Aleksandër Xhuvani, 8 nëntori, Tiranë, 1980, fq. 12.</ref> i biri i Papa Janit, priftit të [[Shtërmeni|Shtërmenit]].<ref>{{Cite web|url=https://elbasani.org/aleksander-xhuvani/|title=Aleksandër Xhuvani (1880-1961)|last=Bajrami|first=Shpend|language=sq|website=elbasani.org}}</ref> Motra e tij u martua me zanatçiun Simon Cipon, prej bashkimit të të cilëve u lind [[Kostaq Cipo]]. Mësimet para i mori në vendlindje ndërsa shkollimin e mesëm e kreu në Gjimnazin - Konvikt të [[Çotili]]t, asokohe në Vilajetin e Manastirit, (pjesë e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] ndërsa sot fshat në Maqedoninë Greke). Studimet e larta i kreu në fakultetin e Filologjisë në Universitetin e [[Athina|Athinës]], 1903-'06. Në gusht të 1906 shkoi në [[Napoli]] ku u njoh me [[Luigj Gurakuqi|L. Gurakuqin]], dhe nisi të japë gjuhë shqipe në Shën Mitër Koronë. Me shpalljen e kushtetutës të Perandorisë Osmane kthehet në atdhe, 1908.
 
Mori pjesë në [[Kongresi i Elbasanit|Kongresin e Elbasanit]] dhe me hapjen e [[Shkolla Normale e Elbasanit|Normales së Elbasanit]] qe mësues dhe më vonë drejtor i kësaj shkolle. Në këtë kohë ai iu fut punës për hartimin e tekstit shkollor të gramatikës shqipe. Më 25 mars 1910 bashkëpunoi me [[Lef Nosi|Lef Nosin]] në hapjen e revistës "Tomorri". Normalja u mbyll pas ekspeditës ndëshkimore të Shefqet Turgut Pashës në verën e vitit 1910. Në këtë kohë, Xhuvani largohet për në [[Kairo]] ku formohet shoqëria bashkimi me dr. [[Mihal Turtulli]]n, inxh. [[Filip Shiroka|Shirokën]] dhe av. [[Andon Zako Çajupi|Çajupin]].<ref>Uran Asllani., ''Shqiptarët e Egjiptit dhe veprimtaria atdhetare e tyre'', [[Metropol (gazetë)|Metropol]]. - Nr. 706, 6 qershor, 2006, f. 16.</ref> Emërohet redaktor i gazetës “Shkreptima”. Gazeta mbyllet në vitin 1911 dhe A.Xhuvani shkon në Aleksandri, ku emërohet si sekretar i shoqërisë “Vëllazëria”.