Kalaja e Vushtrrisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.8
ndryshova titullin e kalas
Etiketat: Reverted Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 19:
}}
 
==HISTORIKU PER KALAN ==
==Historiku==
Kalaja ndodhet në qendër të bërthamës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë. Kalaja në burimet historike përmendet si Kala e Vjetër. Kjo nënkupton se Kalaja vertetë është e lashtë. Gjatë historisë Kalaja përmendet nga kronikët dhe gjeografët e ndryshëm. Evlia Çelebiu në shekullin e XVII e përmend Vushtrrinë dhe thotë së më 1389 (792 h) Sulltan Murati I (Gazi Hudavendingar), pas pushtimit e shkatërroi Kalanë. E rindërtuar disa herë, ajo ka arritur të mbijetojë deri më sot.<ref name="VAI">[http://vushtrriantike.info/monumentet.php# Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë,] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20161115084744/http://vushtrriantike.info/monumentet.php |date=15 nëntor 2016 }} http://vushtrriantike.info {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20161113113331/http://vushtrriantike.info/ |date=13 nëntor 2016 }}. 8.07.2016</ref> Sipas historianëve shqiptarë Dr. Skender Riza, Dr. Jahja Drançolli dhe të tjerë thonë se kalaja u ndërtua gjatë periudhës së hershme Iliro-Dardane. Izet Miftari saktësisht thekson se kalaja ishte ndërtuar në shek. VII nga perandori bizantin Justiniani I. Konkludimet e tyre mbështeten në ekzistencën e themeleve të vjetra në të cilat u rindërtua kalaja. Ismet Bylykemini, që jeton në Turqi, shpjegon se themelet e vjetra u zbuluan në vitin 1981 gjatë restaurimit të kalasë. Në kohërat e vjetra kalaja ka shërbyer si strehim për karvanët e huaj tregtarë. Gjatë sundimit osman kalaja një periudhë ka shërbyer si burg, pastaj si depo e armatimit, si dhe për qëllime të tjera varësisht sipas nevojës. (CHëB, MESP & ISP, 2011, f. 75)
Në vitin 1455 me depërtimin e ushtrisë Osmane në Vushtrri, kalaja kalon në duart e Fatih Sulltan Mehmedit. Sipas Shabanoviqit (1973) gjatë pushtimit Osman, Kalaja pësoj dëmtime dhe më pas me pushtimin e qytetit, ushtria Osmane e rinderton për nevojat e ushtrisë. Për shkak të pozitës strategjike, në kohën kur është ndërtuar si dhe në kohën e osmanëve Kalaja është përdorur për nevoja të ushtrisë. Në vitin 1918 dhe deri më 1922, kalaja është përdorur si burg. Gjatë viteve 1935-1944 ndërtesa është shfrytëzuar nga Shaban Mulla Gërguri, si torishtë. Me hyrjen e partizanëve dhe më vonë, kalaja është përdorur si depo për mbeturinat e luftës. Në vitet 1955-1960 është vënë rrjeta e volejbollit për stërvitje. Në vitet 1955-1958 kalaja shfrytëzohej si kinema dhe restorant. Ana jugore e kalasë, ku ishte edhe kabina për kino-projektor, ka qenë e mbuluar me çati, ndërsa në murin e jashtëm të kullës shihen edhe sot pjesët metalike ku janë vendosur perdet për shfaqjen e filmave verorë. Kalaja u përdor nga qytetarët deri në vitin 1962. Në kohën e komunizmit, rreth viteve të 70-ta është bërë një intervenim emergjent në kala, në murin jugor kah ana e çarshisë dhe rrugës kryesore për ti mbrojtur kalimtarët nga gurët. (Buçinca, 2012) .<ref name="DTK">[http://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=8708 Kështjella "Kalaja" Kulla e Vjetër (Vushtrri) - Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20191029044949/https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=8708&id=8708 |date=29 tetor 2019 }} 4.07.2016</ref>