Gjerasim Qiriazi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 19:
| vitet aktiv =
| kompania =
| organizata = [[Rilindja Kombëtare]]<br>[[Evangjelikalizmi|Protestantët e lirë]]
| titulli =
| posti politik =
Rreshti 35:
 
== Biografia ==
Lindi në [[Manastir]] më [[18 tetor]] 1858, asokohe qendër [[Vilajeti i Manastirit|vilajeti]] në Perandorinë Osmane. Besimi i tij fetar nga familja ishte ortodoksia, por e braktisi më 18 gusht 1877 për të përqafuar besojmën e [[Vëllazëria Ungjillore e ShqipërisëProtestantizmi|kishës protestante]] në ato vite e panjohur për [[Shqipërinë]]. I ndikuar falë miqësisë së ngushtë me tre misionarë protestant shqiptaro-amerikanë të ardhur në Shqipëri në 18 tetor 1873. Martohet me Athina Mikelidhin, vajzën e pastorit të kishës ungjillore të Selanikut, Stavri Mikelidhi. Nga martesa e tyre lindi Stefani djali i vetëm i Gjerasimit. Bashkëshortja e tij vdes disa muaj pas lindjes së djalit më 24 dhjetor 1891. Djali i tij Stefani vdes më 1959 në SHBA duke lënë 6 fëmijë pas.
 
== Veprimtaria patriotike, e teologjike ==
Më 1878 ''Gjerasimi'' fillon studimet biblike në Kolegjin Teologjik Amerikan në Samokovë në Bullgari. I kryen ato dhe i përfundon me rezultate të larta më 1882. Në të njëjtin vit bëhet pastor praktikant i një kishe protestante në [[Bullgari]]. Më 1883 ftohet për të marrë pjesë në ''Komitetin e Huaj Protestant'' në Turqi dhe caktohet si ungjilltari i shqiptarëve. Më 14 maj 1883 transferohet në Korçë aty fillon aktivitetin e tij teologjik e fillon te shkruaj himnet e para në shqip, ku bëhet edhe përgjegjës për shpërndarjen e ungjullaturës në shqip. Më 8 qershor 1884 mbajti shërbesën në shqip në kishën ungjillore të Selanikut dhe më 22 qershor mban shërbesën ne gjuhën shqipe në kishën ungjillore të Manastirit. Më 1887 fillon të japë mësim në shkollën e parë shqipe në Korçë. Dëshira e tij për t'iu dhuruar shqiptarëve sa më shumë literaturë shqipe e shtyn që më 1888 te përkthejë e të botojë ''Ungjillin e Mateut'', një vit më vonë me sygjerim të mikut të tij [[Naim Frashëri]] filloi që të përgatiste transkriptimin për botimin e pesë librave të parë të Biblës si tekste shkollore. Në të njëjtin vit 1889 merr ndihma dhe përkrahje nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut: nga [[Nikolla Naço]], [[Pandeli Sotiri]], [[Abdyl Frashëri]], [[Naim Frashëri]], [[Sami Frashëri]], [[Mihal Grameno]], [[Kristo Dako]] etj. Të dielën e 11 majit, 1890 mbahet shërbesa e parë publike protestante në Korçë, ku morën pjesë mbi 400 persona. Gjerasimi atë ditë predikoi nga kapitulli i katërt i ungjillit sipas Gjonit. Në mars të vitit 1892 së bashku me Sevastinë, Gjerasimi përgatit planin dhe projektin për hapjen e Shkollës së Vajzave dhe Shkollën e të Dielës në Korçë. Për shkak të aktivitetit të tij atdhetar e rilindas e mbrojtës i gjuhës shqipe e braktisjes së fese ortodokse, 2 tetor 1892 [[Kisha Ortodokse Lindore]] lëshon mallkimin e saj kundër Gjerasimit duke e shkishëruar. Një fat të tille patën shumë rilindas shqiptarë të asaj kohe si [[Petro Nini Luarasi]], [[Naum Veqilharxhi]], [[Kostandin Kristoforidhi]] e plotë të tjerë.
 
Më 14 nentor 1892 themelon ''Kishën Ungjillore të Korçës'' edhe shoqërinë “Vëllazëria“[[Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë”Shqipërisë]]” me qendër në Korçë. Në të njëjtin muaj boton numrin e parë të gazetës së shoqërisë “Letra e Vëllazërisë”. Për shkak të aktivitetit të tij më 17 janar, 1893 u bë një tentim vrasjeje ndaj Qiriazit. Ka shkruajtur shumë vjersha e këngë të cilat u botuan pas vdekjes së tij më 1903 në Sofie nën titullin e librit ''Kristomaci''. Vdes më 2 janar 1894 në moshën 35 vjeçare.
 
== Përndjekja e Protestantëve shqiptarë ==